Bota

Dokumenti i teorisë së relativitetit të Albert Ajnshtajnit thyen çdo rekord, shitet për 13 mln dollarë rekord...Mister kush e bleu

23 Nëntor 2021, 22:09| Përditesimi: 23 Nëntor 2021, 22:12

  • Share

Një dorëshkrim me llogaritjet e bëra nga Albert Ajnshtajni teksa përpiqej të formulonte teorinë e tij të relativitetit është shitur në ankand për 13 milionë dollarë.

Shitja në shtëpinë e ankandit “Christie” në Paris theu rekordin që ishte vendosur për një dokument shkencor me autograf.

Ky dorëshkrim është një nga vetëm dy punimet që tregojnë punën e fizikanit në zbulimin e tij të madh shkencor. Teoria, e botuar në vitin 1915, transformoi të kuptuarit e njerëzimit për hapësirën, kohën dhe gravitetin.

Dorëshkrimi u shkrua midis viteve 1913 dhe 1914 nga Ajnshtajni dhe dokumenti është ruajtur nga kolegu i tij zviceran Michele Besso.

“Ajnshtajni është dikush që mbante shumë pak shënime, kështu që fakti që ky dokument mbijetoi dhe arriti te ne, e bën atë të jashtëzakonshëm”, tha Vincent Belloy, një ekspert në shtëpinë e ankandit.

Dorëshkrimet përmbajnë llogaritje me stilolaps të zi dhe sipas z. Belloy, tregojnë një sërë gabimesh në rrugëtimin për të formuluar teorinë. Megjithatë, personi që ka blerë këtë dokument 54 faqësh nuk është zbuluar.

Majin e kaluar një letër e shkruar nga Ajnshtajni që përmbante ekuacionin më të famshëm të teorisë, E=mc², u shit për më shumë se 1.2 milionë dollarë.

Albert Ajnshtajni

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?