Dokumenti/Basha nuk beson sondazhet (ku nuk del fitues), pyet elektoratin: A do na votoni?

22 Janar 2021, 16:52| Përditesimi: 22 Janar 2021, 17:36

  • Share

Përveç udhëzimit fushatë derë më derë, dhe porosisë së liderit demokrat, se një buzëqeshje vlen më shumë se fjalët,  grupi i fushatës së PD do tu drejtohet qytetarëve me një pyetësor, për të matur se cilët do të jenë votuesit e mundshëm të saj më 25 prill.

Sa anëtarë me të drejtë vote ka familja juaj, a keni votuar më parë për PD dhe a do ta votoni atë sërish;  janë disa nga pyetjet të cilave duhet tu përgjigjen qytetarët, nëse anëtarët e PD u trokasin në dyert e shtëpive.  Pas pyetësorit, grupi i fushatës së PD duhet të përsërisë se Edi Rama ka dështuar në 8 vite qeverisje, të njëjtën akuzë që nga rrjetet sociale adreson edhe vetë kryedemokrati Basha.

“Pas 8 viteve të dështimit të Ramës, pasi kostoja e jetesës është rritur dita-ditës, ka ardhur koha për ndryshim. Rama duhet të largohet, dhe ne do të sjellim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.” shkruajti kreu i PD këtë të premte në rrjetet sociale.  

Kjo lëvizje e selisë blu për të matur elektoratin mbështetës vjen pas disa sondazheve paraprake të publikuara në media. I pari ishte ai i publikuar më 8 dhjetor nga Report Tv dhe dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, ku PD kishte një rritje të lehtë krahasuar me 2017, por sondazhi nxirrte socialistët fitues të një mandati të tretë.

Pyetësori i PD

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?