Programacion

E Mërkurë
12
Maj
E Enjte
13
Maj
E Premte
14
Maj
E Shtunë
15
Maj
E Diel
16
Maj
E Hënë
17
Maj
E Martë
18
Maj
E Mërkurë
19
Maj
E Enjte
20
Maj
E Premte
21
Maj
E Shtunë
22
Maj
E Diel
23
Maj
E Hënë
24
Maj
E Martë
25
Maj
Aktualitet

Doli nga shtëpia dhe iu fsheh bashkëshortit! Zhduket Lirie Manjani nga 'Siri Kodra' në Tiranë (VIDEO)

3 Maj, 17:20| Përditesimi: 3 Maj, 19:09

24 orë nga humbja e nënës së 5 fëmijëve, bashkëshorti Sakip Manjani nga studio e programit foli për komunikimin e fundit që pati me bashkëshorten pak minuta para se ajo t'i zhdukej nga sytë rreth orës 12:00. Prej dy vitesh, familja Manjani jetojnë në rrugën 'Siri Kodra' në Tiranë, pasi u shprëngulën nga Dibra. Për Lirien është e hera e dytë që largohet nga shtëpia, pasi 2 muaj më parë 55-vjecarja u arrit të kthehej në shtëpi nga policia. Menjëherë pasi Liria humbi gjurmët familjarët nisën menjëherë kërkimet, pasi ishte parë nga fqinjët duke u fshehur nga pas banesës. Nëna e 5 djemve ditën që u largua kishte të veshur një palë këpucë të zeza, tuta të zeza dhe një triko me motive.

Dje ishim duke bërë drekën. Më tha do dal pak jashtë, por pak minuta më pas kur unë e thërrita nuk u përgjigj më. Fqinjët më thanë, që sapo kishte dalë nga dera ishte fshehur pas shtëpisë, por ajo u fsheh nga unë. Shapkat i kishte lënë në rrugë dhe kishte veshur këpucë të zeza. Kam bërë denoncimin në polici, pasi nuk është hera e parë që largohet nga shtëpia.  Liria ka 17 vite që vuan nga skleroza, nëse e le vetëm ajo se di ku shkon. Flokët i ka të shkurtra dhe të zeza. Kam kërkuar në spitale e kudo por deri tani nuk kam mësuar asgjë. Pak para se të dilte nga shtëpia ishte mirë, madje pimë edhe kafen bashkë. Unë e ruaja gjithmonë, por atë ditë nuk më dha asnjë shenjë, se nuk do e kisha lënë të dilte. E uroj uroj që të jetë gjallë. Mban gjithmonë një shall me vete, madje edhe kur fle gjumë.

Pas rrëfimit dhe apelit që bashkëshorti i 55-vjecares bëri nga studio e emisionit 'Pa Gjurmë', menjëherë mbërritën informacionet e para, se një grua e ngjashme me Lirie Manjanin ishte parë në disa zona të ndryshme në kryeqytet. Detajin e shallit, që mban me vete 55-vjeçarja e pohoi edhe një qytetare, e cila dyshon ta ketë parë një ditë më parë, rreth orës 11 të mbrëmjes tek Zogu i Zi.

'Unë jam e sigurt se këtë zonjë e kam parë mbrëmjen e djeshme, rreth orës 11 pranë Zogut të Zi. Më bëri shumë përshtypje, pasi në kokë mbante një shall dhe qeshte me vete'-u shpreh dëshmitarja 

     

55-vjecarja e humbur nga Tirana, Lirie Manjani

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

O.D.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A është gati Shqipëria për sezonin e ri turistik?