Donald Lu e konsideroi 'peshkun e madh të trafikut të drogës'! Arbër Çekaj kërkon në gjyq ambasadat amerikane e gjermane (DOKUMENTI)

5 Shkurt 2020, 12:43| Përditesimi: 5 Shkurt 2020, 17:45

  • Share

TIRANË - Përpara se të jepen konkluzionet përfundimtare nga prokuroria dhe mbrojtja, që i paraprijnë vendimit të Gjykatës, Arber Çekaj, kërkon që në seancën e radhës gjyqësore t ëmarrin pjesë edhe përfaqësues të ambasadës amerikane dhe gjermane. Arbër Çekaj i akuzuar për trafikun e 613 kilogramë kokainë përmes portit të Durrësit, thotë se është etiketuar nga ish-ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu, si "peshku i madh" i trafikut të drogës. Sipas Çekajt, është prokurori i çështjes, Edvin Kondilli, ai që ka informuar keq selinë diplomatike amerikane në Tiranë. 

Sipas tij nuk ka prova, dhe e gjitha bëhet "për të mbuluar gabimet në procedurën e hetimit të prokurorisë së krimeve të rënda, që me dashje apo nga paaftësia, ka humbur gjurmët e vërteta për gjetjen e fajtorit, porositës që mund të jetë brenda ose jashtë vendit tonë, siç ka vërtetuar në raste të tjera para dhe më pas, nga kjo që është në gjykim"

Ndërkohë, prania e ambasadës gjermane në këtë proces gjyqësor, siç argumenton avokati i Arbër Çekajt, Faslli Çekaj, lidhet me faktin se "shteti gjerman ka pranuar kërkesën e prokurorisë për ekstradim të Arbër Çekajt, kur ky i fundit ndodhej në arrati me kërkesën bërë shtetit atje, për azil politik.

Avokati parashtron se për një vit Çekaj ka qëndruar në masë arresti me burg edhe në Gjermani ku edhe është hetuar dhe faktuar sipas tij se nuk ka lidhje me trafik të drogës, dhe ekstradimi është bërë vetëm me kushtin sipas avokatit, që "do të hetohet dhe gjykohet në zbatim të kritereve juridike procedurale që garantojnë siguri në hetim dhe drejtësi në gjykim të tij për akuzën që dyshohet. Por akuza e ngritur sipas avokatit për drogën e gjetur në kontejner që janë transportuar bananet e kompanisë së tij, është e pabazuar në prova".

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigranti: 17/02/2020 12:23

    Qenka avokat me diplome nga "Kristali"

    Përgjigju
  • ymeri: 05/02/2020 19:00

    Te vijne ambasadat e te shikojne kete surrat,,,,edhe per te qeshur edhe per te qare…..

    Përgjigju
  • Toni Tirane: 05/02/2020 13:45

    Po po do merrni deshmitare Ambasdadat. Ata kane imuninet diplomatik spreken me dore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?