TIRANË- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump përmes një letre falenderon kryeministrin Edi Rama për lidershpin e tij ballkanik dhe evropian. Në letrën e publikuar në Facebook nga vetë kryeministri Rama, presidenti amerikan e falënderon kryeministrin shqiptar që nuk pranoi rrjetin 5G të Kinës dhe kërkon që Shqipëria të dalë nga marrëveshja 17+1 me këtë shtet.
"Mbështetja juaj e hapur për rrjetet e sigurta të telekomunikacionit po jep një shembull të fortë dhe shpresoj që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria të mund të nënshkruajnë së shpejti një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G, i cili hap rrugën që edhe vendet e tjera në Ballkan të bëjnë të njëjtën gjë", thuhet në letër.
Kina 17+1 është një nismë e qeverisë kineze, multilaterale e cila përfshin 17 vende të europës qëndrore dhe lindore për ekonomike. Por Trump i kërkon Ramës largimin nga kjo platformë
"Jam gjithashtu i kënaqur nga roli i fortë i Shqipërisë në Nismën e Tre Deteve - një alternativë transparente, e bazuar në treg dhe e drejtë, e formatit Kina 17 + 1 prej të cilit unë ju nxis të dilni", vijon letra.
Trump ka falënderuar Shqipërinë edhe për kontributin e dhënë në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht në nënshkrimin e Marrëveshjes së 4 Shtatorit dhe Marrëveshjes së Abrahamit që synon bashkëjetesë të tre besimeve fetare në Lindjen e Mesme, të nënshkruara mes Izraelit dhe Emirate të Bashkuara Arabe dhe Izraelit me Bahreinin.
"Ju inkurajoj që t’u bashkoheni Shteteve të Bashkuara dhe të tjera kombeve evropiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jerusalem", përfundon Trump.
Aktualisht ambasada shqiptare gjendet në Tel Aviv, aty ku edhe ndodhen shumica e përfaqësive të huaja, por pas Marrëveshjes së stabilizimit ekonomik Kosovë-Serbi, të dyja vendet ranë dakord për hapjen e ambasadave në Jeruzalem. Ky vendim është kundërshtuar nga bashkësia ndërkombëtare, pasi ata nuk e njohin Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit sa kohë ai nuk ka arritur që një vendim i tillë të pranohet nga Palestina.
Në përgjigje Kryeministri Rama nga mbledhja mes dy qeverive tha se oferta në rajon është e dyshimtë, por Shqipëria dhe Kosova janë në rrugën e duhur në korridorin dixhital.
“Dua të rikonfirmoj qëndrimin që vendet e rajonit duhet të shohin perspektivën e një zhvillimi të teknologjisë 5G të bazuar në një rrjet të sigurt dhe duhet të synojnë alternativën e duhur. Vendet e rajonit tonë duhet të shohin prespektivën e zhvillimit të rrjetit 5G si rrjet të sigurt në çdo aspekt. Duhet të synojnë alternativën e duhur të ofertës që ekziston sot. Për sa na takon sot si Shqipëri është një ofertë e dyshimtë. Duam ta çojmë përpara të një integrimi jo vetëm të rrjeteve tona,” – tha Rama.
Letra e Presidentit Trump drejtuar kryeministrit Rama
Për letrën e Presidentit Trump dërguar kryeministrit Rama ka reaguar ambasadorja Yuri Kim. Ajo shkruan se ishte Kim që ja ka dërguar letrën kryeministrit. Gjithashtu ajo ka përmendur dhe njëherë marrëveshjet ndërkombëtare që ka mbështetur Shqipëria.
"Unë pata nderin t'ia dorëzoja Kryeministrit Edi Rama një letër nga Presidenti Donald Trump duke falënderuar udhëheqjen në Ballkan dhe Evropë, refuzimin e praktikave abuzive të Kinës, dhe mbështetjen e normalizimit ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës si dhe Marrëveshjen e Abrahamit" - shkruan Kim.
Ta bejne dhembin kaq Lulaqi Iqir Meta Monika dhe miku i tyre i madh Vladimir Putini dhe te mos guxojne te prekin Shqiperine Rrofte Amerika aleatja jone ne shekuj. Rrofte Edi Rama fitore ne 25 prill.
PërgjigjuO rrofteAmerika,kujtoji edrames ti beje nje urim Trump per sherim se shpejto nga Covid-19 sebashku me bashkshorten,nepermjet voa si putini,merkel,jonson etc. Mos harro ere,ta degjojme nesermbrema te zeri amerikan voa.
Edi Ramin nuk e njeh kush duhet te cohemi revolucion ta shporrim dhe ne krye te Shqipnis te zgjedhim gjigandin e 5G Flamur Noken
PërgjigjuU knaqa perzotin orti,u knaqa me ket leter qe i vjen prej pertej Atllantikut edirams. Po kam nje merak se kur e ka shkrue letren Trump, para apo pasi eshte infektuar me Covid-19? Per mue ka ransi jetike bre. Vallahi@bilahi e kom me verte. Kur e ka shkrue????
PërgjigjuHahahahahaha. Te kuptova ana.
E ka shkruajtur pak me perpara se te bente testin per covid ku dhe doli pozitiv.
Po sa u paska djegur ketyre te "djathteve" kjo leter. Qe ne mengjes me komente pa lidhje me shkrimin, vetem kunder Rames. Po ti kishte shkuar lulit nje leter pergezimi nga ana e Presidentit te Amerikes, keta do shpallnin fitore te sigurt ne zgjedhjet e ardhshme, ashtu sic i shpallen kur erdhi Trump ne pushtet. Si thonin atehere : iku Rama, iku Sorosi, Trumpi do e zhduk Ramen etj etj. Sot Trumpi eshte i keq dhe nuk do e marr mandatin e dyte, se do vij Biden dhe meqe Trumpi ka pergezuar Ramen, Bideni do mbaj krahun e Lulit. Arsyetim Cim Peke :)
Përgjigju@Faisbe, nuk jane kelyshet e PPSH-se por te popullit shqiptar, sic ishte edhe Zogu apo Enveri dhe para ketyre Hamzai apo edhe Demetrius qe tradhtoi Teuten dhe u bashkua me romaket vetem qe te ishte ai ne krye. Jemi ne si popull qe i kemi zgjedhur, dhe qe i mbajme ne pushtet. Keshtu o Faisbe, ndryshimi do vije kur gishtin do e drejtojme nga vetja e te behemi te vetdijshem se cfare force e cfare dobesish kemi dhe pastaj te shajme te tjeret se pse duan te jetojne te pasur e te pushtetshem duke shitur pasurine e perbashket. Se nuk shikoj emra te rinj une ne skenen politike qe te kem mundesi zgjedhjeje dhe ne mungese te emrave te tjere, midis lulit qe eshte vegel e sales, like floririt dhe Edi Rames, une zgjedh perseri Ramen.Kjo me ben militant?
O rilindas alo alo,ne Shqiperi nuk ka te djathte dhe as te majte. Ketu ka klysh te denatyruar te bushtres PPSH. Dhe kur theme klysh te denatyruar e kam fjalen per saliviçidoli,fatos pijanecin,gramozrrocken,lulushin e saliviçidolit, ediramen e tere rilindjen monster,dhe gjithe kryetaret e partiçkave te tjera. Keshtu o militant i qoftelargut alo alo.
Nuk te ben derman kjo korespondence o kryeminister i korruptuar i Shqiperise. Trump eshte ne fushate dhe nuk e ka te sigurt nese do i jepet mandati dyte. Po ti si "GJITHOLOG" ke probleme te renda brenda vendit,je shkaktari i tyre dhe pa tjeter do ndeshkohesh. Dhe ndeshkimi do jete me i rende e humnera 100 fish me e thelle dhe e tmerreshme,nese do realizosh "Fitoren e Pirros" duke "siguruar" nje mandat te trete. Vertete atehere do shohim e sodisim ty dhe krejt KLANSEKTIN PS,PD,LSI si nje pikez te vogel ne fund te humneres qe kini hapur per 30 vjet.
PërgjigjuShyqyr qe mesoi pak gjeografi Trumpi se ne fillim te mandatit ishte nul fare.
PërgjigjuKam nje merak bre e sma sqaron kush?! Kete letren per ramen,Trump kur e ka shkrue,para apo mbasi ishte infektuar nga virusi Covid-19. Theme se ka shume ransi kjo si per Trump po edhe per edramen,pa le pastaj per rilindjen,rrotacionin dhe fitoren e mandatit te trete. Ma besoni,sinqerisht jom shum i merakosur.
aha e zun tingujt e vales dhe kete me duket..car lajmi..na e bet diten val sot
PërgjigjuMirmengjes Shyqyr, u zgjidh edhe ky problem. Trump komunikoi me Te gjithediturin e Shqiperisë. Dite te mbare
Përgjigju