Donald Trump, Joe Biden

Bota

Donald Trump sulmon ashpër Biden: Vuan nga demenca, do të përfundojë në shtëpitë 'e bukura' të të moshuarve

2 Shtator 2022, 20:14| Përditesimi: 2 Shtator 2022, 20:15

  • Share

Ish-presidenti amerikan Donald Trump hodhi akuza ndaj Presidentit Joe Biden, duke thënë se ky i fundit është i sëmurë me demencë, e se kur para pak kohësh tha se ishte infektuar me COVID-19, në fakt dha diagnozën e gabuar.  

Demenca është grup simptomash që prekin aftësitë intelektuale dhe sociale të një personi, aq sa mund të ndërhyjnë në funksionet motorike. Demenca, psh. mund të shkaktohet edhe nga Alzheimer-i që çon në humbjen e kujtesës.

 “Infektimi i dytë e Joe Biden me Covid, ndonjëherë i referuar si Virusi i Kinës, u diagnostikua keq nga mjekët e tij. Ai në vend të kësaj ka demencë, por për fat të mirë po shërohet mirë”, shkroi Trump.

"Joe po mendon të transferohet, me kohë të pjesshme, në një nga ato shtëpitë e bukura të të moshuarve në Wisconsin. Shërim të shpejt, Joe!" shtoi ai.

Trump, po ashtu, përsëriti akuzat se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin të vjedhura.

Këto komente të Trump-it vijnë në kohën e deklaratave të djeshme nga Joe Biden, i cili shprehu kritika të ashpra kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump, ku u bëri thirrje amerikanëve që të shprehen kundër ekstremizmit kur të shkojnë në kutinë e votimit në nëntor.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?