Sport

‘Donim t’u kërkonim falje tifozëve’, futbollistët e Kombëatares: Largimi i Rejës? Përgjegjësia të fillojë nga ne

28 Shtator 2022, 10:49| Përditesimi: 28 Shtator 2022, 11:33

  • Share

Goli i pësuar në minutën e 97 nga Islanda, që vulosi sfidën e Ligës së Kombeve me rezultatin 1-1, trishtoi më së shumti tifozët e kombëtares në ‘Air Albania’, të cilët kishin sfiduar shiun për dashurinë e ngjyrave kuqezi. Për rrjedhojë ata refuzuan sqarimin me futbollistët, ndërsa nuk pranuan as fanellat si dhuratë.

“Kapiteni dhe zv kapiteni u sqaruan me tifozët në fundin e ndeshjes. Ne jemi më të ri dhe s’duhet të flasim, por të punojmë,”-tha Ylber Ramadani, futbollist i kombëtares.

“Ishin të acaruar. Ne donim që t’u kërkonin falje dhe t’u shpjegonim çfarë donin të dinin ata. Mirëpo disa nuk ishin në gjendje dhe pastaj u larguam,”-u shpreh Etrit Berisha, kapiten i kombëtares.

“Me të drejtë tifozët ishin të irrituar, por ky është futbolli dhe ne duhet të përqendrohemi më shumë në fushën e lojës,”-deklaroi Myrto Uzuni, futbollist i kombëtares.

"Këta presin prej nesh që të fitojmë dhe jo ti lëmë ndeshjet si në Izrael ashtu edhe me Islandën në minutat e fundit. I kuptoj shumë mirë dhe unë s’jam farë i kënaqur,”-tha Amir Abrashi, futbollist i kombëtares.

“Tifozët janë të mërzitur, me nerva, i kuptojmë, por nuk është se ekipi nuk dha maksimumin. Të pësosh golin në fund është e vështirë shumë,”-u shpreh Klaus Gjasula, futbollist i kombëtares.

Nga tifozët në fundin e sfidës më së shumti u dëgjuan thirrjet për largimin e trajnerit Edy Reja.

“Pa marrë parasysh se kush do vi në fund të fundit përcaktues janë futbollistët në fushë. Jemi të gjithë lojtarët që duhet të japim më shumë sin ë fushë ashtu edhe jashtë saj,”-u shpreh Etrit Berisha, kapiten i kombëtares.

“Kjo nuk është pyetje për futbollistin, por s’është ky problem. Patëm katër ndeshje në dorë dhe nuk është problemi i trajnerit, por i çdo futbollisti me veten. Çdo lojtari të kërkoj përgjegjësi tek vetja, duke filluar nga unë i pari,”-tha Amir Abrashi, futbollist i kombëtares.

Në fund futbollistët treguan versionin e tyre përse kombëtarja nuk arriti që të fitonte.

“Mendoj se patëm presion, për rezultatin, për ta mbyullur me një fitore. Kjo ndikoi negativisht sidomos pasi Ismajli dol inga loja. Më pas vendosi presioni dhe ne nuk ishim të qetë,”-u shpreh Etrit Berisha, kapiten i kombëtares.

“Më vjen keq për rezultatin, për 3 pikët. Luajtëm në fushën tonë dhe e kishim detyrim fitoren para tifozëve tanë, por një fat i keq. Mendoj se duhet më shumë përqëndrim në minutat e fundit,”-deklaroi Myrto Uzuni, futbollist i kombëtares.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?