‘Dopietë’ e Xherdan Shaqirit, Liverpool mposht United në supersfidën e ‘Premier League’ (Golat)

16 Dhjetor 2018, 19:11| Përditesimi: 16 Dhjetor 2018, 19:45

  • Share

Liverpool ka triumfuar me shifrat 3-1 në ndeshjen historike të “Premier League” kundër Manchester United të vlefshme për javën e 17 të “Premier League”.

Spektakli në “Anfield” nisi që në minutën e 24 me Sane që kaloi në avantazh skuadrën vendase pas një asisti të Fabinho-s. Gjithsesi pa kaluar shumë Jese Lingard barazoi shifrat për “djajtë e kuq” të cilët në këtë moment dhanë përshtypjen se kishin ardhur për të bërë keq në Liverpool. Ndeshja për shumë minuta mbeti e mbërthyer me shifrat 1-1, por ajo që bëri diferencën ishte aktivizimi I Shaqirit nga Jurgen Kloop.

Shtatshkurtri sapo zbriti në fushën e gjelbër imponoj ritmin e tij fillimisht me lojë dhe më pas me gola, teksa realizoi dy herë në portën e De Gea-s si pasojë edhe e devijimeve. Në fund festë legjitime për të besuarit e Jurgen Kloop.

Përmbledhja e ndeshes mes Liverpool dhe Munchester United

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tiku: 16/12/2018 23:11

    Bravo shqipe na nderove ,te lumte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?