Dorëheqja e Bashës, Salianji: S'do lejojmë truke! Duma: PD mund të ndërtojë projektin e fitores! Grupi i Rithemelimit: I shkarkuar që më 11 dhjetor

21 Mars 2022, 18:20| Përditesimi: 21 Mars 2022, 22:18

  • Share

Demokratët, ata që dikur mbështesnin Lulzim Bashës, sot kanë përshëndetur vendimin e tij për t'u larguar nga drejtimi i PD-së. Me një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Bashës me grupin parlamentar dhe krerët e degëve, Ervin Salianji tha se uron që ky vendim mos të jetë një 'truk', por një shpresë për ringritjen e partisë.

Ndërkohë deputetja Grida Duma reagoi nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkroi se nga momenti i dorëheqjes së Bashës, PD mund të "ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe".

Reagime ka patur edhe nga deputetët e Sali Berishës, Për të cilët Basha ishte shkarkuar që prej 11 dhjetorit, ku u mbajty Kuvendi i Berishës.

Lulzim Basha dha sot dorëheqjen si kryetar i PD-së, pas 9 vitesh si drejtues i kësaj partie. Vendimi i Bashës për dorëheqjen vjen pas humbjes së thellë të PD në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku jo vetëm nuk fitoi asnjëra nga 6 bashkitë, por u rendit edhe forcë e tretë. Menjëherë pas kësaj 'disfate', disa nga personalitetet më të rëndësishme të PD-së di Grida Duma, Ervin Salianji, Agron Gjekmarkaj dhe Enkelejd Alibeaj, që kanë qenë zëra pro Bashës, kërkuan dorëheqjen e tij. Kriza në PD filloi me shpalljen e Sali Berishës 'non grata' nga SHBA dhe u thellua pas vendimit të Bashës për përjashtimin e ish-liderit të PD nga grupi parlamentar. Kjo bëri që Partia Demokratike të ndahej në dy pole, ku një pjesë mbështesnin Berishën e një pjesë Bashën.

Ora 19:25
Dorëheqja e Bashës, Patozi: Herët për ta parë si çlirim për fatin e mëtejshëm të PD

1614788026_patozi.jpg

Astrit Patozi ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës si kryetari PD, ku thotë se është herët për ta parë këtë si një çlirim për fati e mëtejshëm të PD-së. Në Facebook, Patozi shkruan se dorëheqja e Bashës i ka shtuar edhe më shumë pikëpyetjet për perspektivën e saj politike, pasi ka lënë prapa një fushë të minuar

"Është herët për t'u gëzuar nga ikja e Bashës. Dorëheqja e Lulzim Bashës ishte e pritshme, madje tmerrësisht e vonuar. Dhe si çdo gjë në këtë botë që zvarritet gjatë nuk është e thënë patjetër që të bëjë mirë edhe kur më në fund litari këputet. Ndaj është shumë herët për ta parë atë si një çlirim të madh për fatin e mëtejshëm të Partisë Demokratike. Mendoj se ajo i ka shtuar edhe më shumë pikëpyetjet për perspektivën e saj politike, pasi ka lënë prapa një fushë të minuar.  Tani varet shumë se si do ta lexojnë protagonistët e tjerë ikjen jo aq të padjallëzuar të kryetarit tashmë të larguar nga zyra e selisë së PD", shkruan Patozi.

Ora 18:25
Dorëheqja e Bashës: Luan Baçi: Duhej të ishte larguar kohë më parë! Dëmi që i ka shkaktuar PD, i pallogaritshëm

Luan Baçi ka reaguar pasi Lulzim Basha dha dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike. Ai shkruan në Facebook se Basha duhej të ishte larguar kohë më parë dhe se dëmi që ai i ka shkaktuar partisë gjatë këtyre 8 viteve, është i pallogaritshëm.

Postimi i plotë:

" Basha dorehiqet" jo !

Basha eshte i shkarkuar nga kuvendi i 11 Dhjetorit me 4446 vota te delegateve te kuvendit dhe i ratifikuar nga 44000 anetare te PD!

Basha duhet te ishte larguar nga zyrat e PD koh me pare dhe mos te pengonte aktivitetin normal te PD!

Demi qe i ka shkaktuar PD eshte i pallogaritshem!

Trumbetimi i veprimit te sotem si " Doreheqje" apo nje "Hap pas" per " te miren e demokrateve" eshte hipokrizi, per te terhequr vemendjen dhe per te rikoperuar diçka nga ajo qe mund te ket mbetur!

Asgje ska mbetur, per tu rikuperuar, veprimi i tij i sotem eshte i detyruar, nga presioni i demokrateve, ai eshte i vetem, pa mbeshtetes dhe pa dinjitet!

Ai perseri do te vazhdoj, te imponohet, te fitoj ndonje pik, per ta paraqitur veprimin e tij, si veprim fisnik, si veprim lideri dhe se eshte i vlefshem!

Thjesht duhet te  largohet  nga zyra, dhe te kerkoj falje demokrateve per te gjithe demin qe ka shkaktuar!

Ora 18:16
Dorëheqja e Bashës, Duma: Nga ky çast demokratët të shpalosin energjitë për fitoren e PD

Grida Duma tha se pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga kreu i PD, është koha që të gjithë demokratët të shpalosin energjitë për ringritjen e  partisë në fitore.

"Nga ky çast, Partia Demokratike mundet të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe! Nga ky çast, Partia Demokratike, me të vetmit aksionerë: demokratët, mundet të shpalosë gjithë energjinë e jashtëzakonshme që ka", tha Duma.

Ora 18:12
Dorëheqja e Bashës, Salianji: Shpresoj të mos jetë një truk, por një shans për ringritjen e PD

Deputeti Ervin Salianji tha se shpreson që dorëheqja e Lulzim Bashës të mos jetë një truk i tij por një shans për ringritjen e PD.

"Akti i mirëpritur po i vonuara, ne që ka sakrifikuar për PD do të jemi këtu për të ndjekur që të vijojë rruga e ripërtëritjes së PD. Shpresoj që akti i sotëm të mos jetë një truk por një akt për ringritjen e PD dhe procesi të mos pengohet përmes trukeve", tha Salianji pas mbarimit të mbledhjes së grupit të PD.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbeni: 21/03/2022 19:15

    Me GRIDA RRUGACEN,,DO SHKONI NGA FITORJA NE FITORE...../////

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?