Freiburgu ka qenë ‘viktima’ e radhës për Dortmund që sot ka marrë fitoren e katërt radhazi në Bundesligë. Skuadra kryesuese e kampionatit gjerman ka triumfuar 2-0 në stadiumin “Sigal Iduna Park” duke gëzuar 80 mijë të pranishmit.
Sa i përket lojës nuk ishte aspak e lehtë. Këtë e tregon edhe goli I parë që erdhi në minutën e 40 me penallti. Ishte Reus ai që finalizoi saktë një 11-metërshin e fituar nga Sancho. Deri në fund verdhezinjtë nuk kishin asgjë të sigurtë, por goli I Alcaser në minutat shtesë vulosi trepikëshin për vendasit.
Te fitoret është rikthyer edhe Bayern Mynchen që ashtu si Dortmund ka vuajtur jo pak. Skuadra e Kovac ka mposhtur 1-2 në transfertë Werder Bremen, e cila golit të Gnabry në minutën e 20-t iu përgjigj me Osako-n I cili barazoi përkohësisht shifrat. Ishte pikërisht gjermani 23-vjeçar Gnabry ai I cili beri heroin në këtë takim për Bayern-in duke realizuar golin e dytë personal dhe të dytin për skuadrën.
Në fund një trepikësh që gjithsesi e mban Bayern-in 9 pikë larg Dortmund-it të vendit të parë.
Ndërkohë në “Premier League” Manchester City nuk di të ndalet. Skuadra e Guardiolës ka mposhtur 3-1 në “Etihad” skuadrën e Bournmouth, duke marrë fitoren e 6 radhazi në kampionat. Golat për “qytetarët” u realizuan nga Silva, Sterling dhe Gundogan.
Ekipi i Dortmund
Dortmund nuk fal, Bayern rikthehet te fitoret. Tre pikë edhe për Manchester City-n
Dortmund nuk ka gabuar as këtë javë në “Bundesligë” duke marrë 3 pikët ndaj Freiburgut që e mbajnë të pashqetësuar në vendin e parë. Te fitoret është rikthyer edhe Bayern Mynchen, ndërsa në “Premier League” Manchester City vijon të mos njohë kundërshtarët