Dorëhiqet para vettingut gjyqtarja e dosjes 'Tahiri'

9 Dhjetor 2019, 14:56| Përditesimi: 9 Dhjetor 2019, 15:02

  • Share

TIRANË - Teksa pritej t'i nënshtrohej vettingut, gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Liljana Baku ka dhënë dorëheqjen. ReportTv mëson se dorëheqjen e ka depozituar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor këtë të hënë me përmbajtjen: Largohem për arsye personale pasi do t'i përkushtohem një aktiviteti privat.

Dorëheqja e Bakut njohur ndryshe dhe si gjyqtarja që caktoi masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për ish-ministrin Siamir Tahiri i shtohet listët me mbi 100 prokurorë e gjyqtarë që kanë dhënë dorëheqjen.

Sipas kushtetutës çdo dorëheqje para daljes në seancë publike për vettingun, ndërpret automatikisht këtë proces duke bërë që subjekti të qëndrojë 15 vite jashtë sistemit.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • albi: 09/12/2019 21:51

    Ishalla terheq kemben zvarre dhe per pazarxhien Irena Gjoka&co

    Përgjigju
  • vlora: 09/12/2019 19:07

    ore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?