'Babalja'/ Belgjika jep OK për ekstradim! Avokati i Geron Xhafës përplaset me Salianjin

2 Tetor 2019, 13:30| Përditesimi: 2 Tetor 2019, 18:21

  • Share

TIRANË- Në cilësinë e të pandehurit për dosjen ‘‘Babalja‘‘ ish deputeti demokrat Ervin Salianji ka dëshmuar në gjykatë ku është vënë përball të pandehurit tjetër Fredi Alizoti i cili më herët tha se ishte Salianji që atij dhe Albert Veliut i premtoi 200 mijë euro për të sajuar Babalen dhe përfshirjen e Agron Geron Xhafës.

Gjatë seancës Salianji mohoi njohjen me Alizotin, prokurorin Besim Hajdarmataj dhe të përfshirët në këtë audio-përgjim. Nuk mungoi dhe një përplasje e Salianjit me avokatin e Geron Xhafës Ardian Visha, ku ish deputeti akuzoi se ishte pikërisht Visha kur punonte në prokurorinë e përgjithshme që se ekstradoi atë në itali.

Në përfundim të seancës ish deputeti u shpreh se s'i druhet dënimit nga drejtësia pasi sipas tij ky është një proces i montuar gjyqësor. Ndërsa Report Tv ka mësuar se pas refuzimit të azilit nga Kosova, Hungaria Albert Veliut njohur si Babalja tashmë i është refuzuar azili edhe në belgjikë dhe ai pritet të ekstradohet për llogari të drejtësisë shqiptare.

Debatet ne sallën e gjyqit

Salianji: Olldashi më tha që po bëjë një investigim të madh. Më ka sjell një material se si Fatmir Xhafaj si ministër e ndihmonte të vëllanë.

Salianji: Për një periudhë të gjatë Veliu nuk ka kërkuar ndihmë.

Salianji: Materiali ishte në CD, dhe bisedonte Geron Xhafaj me Albert Veliu. Materiali ishte bruto. Gentian Osmani nuk e ka kërkuar materialin bruto, unë e kam të ruajtur dhe e disponoj.

Salianji: Babalen sot e njoh, por më para nuk e kam njohur kurrë. E kam njohur vetëm në momentin kur ka ardhur me Jetmir Olldashin. E kam njohur kur ka kërkuar mbrojtje nga PD, në tetor 2017.

Salianji: Me Olldashin njihem prej 10 vitesh, kam patur marrëdhënie miqësore. Fredi Alizotin nuk e kam takuar asnjëherë, nuk kam folur me të kurrë, këtë e njeh Edi Rama.

Salianji: Jam marrë me shumë denoncime në PD.

Salianji: Besim Hajdarmatajn e kam parë vetëm në televizor.

Salianji: Nuk kam patur dyshimi nëse është apo jo zëri i Geron Xhafajt. Aty ne kishim faktet dhe kaq. Ne në PD nuk kemi laborator.

Salianji: Të gjitha faktet na çonin se kjo audio ka qenë e vërtetë. Prokuroria nuk e ka marrë qëllimisht bruto audion.

Salianji: Dy dëshmi të rreme të dhëna të dy shtetasve Albert Mushi dhe Albert Veliu, e sjell në formën e kalllzimit.

Fredi Aluzoti: Ervin Salianji është mashtrues, ka gënjyer për mua edhe për përgjime që ka publikuar në media.

Salianji - Ardian Visha

Avokati i Geron Xhafajt, Ardian Visha: Jeni ndonjë biçim prokurori i PD që merreni me denoncimet? Çfarë struktute është kjo?

Salianji: Unë nuk përgjigjem me fjalën biçim, duhet ta tërheq.

Salianji: Ju nuk keni lënë që të ekstradohet Geron Xhafaj.

Salianji: Në PD çdo deputet merret me një strukturë të dryshme, sidomos për zonën që mbulon. Merren me denoncimet e qytetarëve, duke u dhënë zgjidhje sipas situatës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 02/10/2019 17:17

    Salianji dhe disa të tjer nga PD duhet të jen në qeli e jo në shtëpi, këta jan canceri i shoqërisë shqiptare ...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?