Dosja Babale/ Ervin Salianji në burgun e Fierit! Avokatët s’kërkuan dënim alternativ, presin vendimin e arsyetuar për të bërë rekurs

28 Shtator, 14:55| Përditesimi: 28 Shtator, 22:55

  • Share

Vetëdorëzimi i ish-deputetit Ervin Salianji mesditën e së premtes në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, për të vuajtur 1 vit burg, nuk i la hapësirë mbrojtjes të kërkonte në Gjykatën e Lartë pezullimin e menjëhershëm të ekzekutimit të vendimit të Apelit. 

Tashmë pritet që treshja e Gjykatës së Apelit, Elona Toro, Iliba Bezati dhe Genti Shala të arsyetojnë vendimin e dhënë më 26 shtator, dhe me pas mbrojtja të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë,  shoqëruar edhe me kërkesën për pezullim të dënimit me burgim.

Por derisa kjo të ndodhë, ish deputeti i Partisë Demokratike do të vuajë dënimin në një seksion të sigurisë së zakonshme në burgun e Fierit, ku u akomodua mbrëmjen e së premte, menjëherë pas vetëdorëzimit në polici. 

Vendimi i formës së prerë me burg për ish-deputetin e dënuar për kallëzim të rremë, duket se i ka kapur të papërgatitur mbrojtësit e tij dhe vetë Salianjin, të cilët ndoshta shpresonin se edhe ne rast dënimi gjykata do ta pezullonte atë me dënim alternativ, edhe pse vetë nuk e kërkuan në asnjë moment shërbimin e provës, por vetëm pafajësi ose rikthim të çështjes për t’u gjykuar edhe një herë në shkallën e parë.

Në mbrojtjen që bëri në Gjykatën e Apelit Salianji  i qëndroi denoncimeve publike që kishte bërë 6 vite më parë nga selia e Partisë Demokratike, për audio-përgjimin e pretenduar të vëllait të ish Ministrit të Brendshëm të kohës Fatmir Xhafaj, ndërkohë që prokuroria pretendonte të kundërtën duke i cilësuar të sajuara të gjitha provat e servirura nga selia e PD-së. 

Si provë që Salianji kishte dijeni se biseda e pretenduar për trafik droge mes Geron Xhafës dhe Albert Veliut”, ishte i stisur, prokuroria pati edhe tabulatet telefonike që Salianji kishte me Veliun të njohur si “Babalja”  para dhe pas kohës kur ishte krijuar audio-përgjimi me bashkëpunimin e gazetarit Jetmir Olldashi. Kjo u përforcua më shume edhe nga dëshmia e të dënuarit tjetër Alfred Alizoti, i cili  tregoi se gjithçka ishte e sajuar dhe Salianji u kishte premtuar 200 mije euro, për të bërë zërin e vëllai të ministrit të kohës.

Ashtu si dhe në shkallën e parë gjyqi u ndoq pothuajse nga të gjithë deputetët e grupit parlamentar të PD të cilët pas vendimit shpërthyen në akuza ndaj trupës se gjyqtarëve si ne shkallën e parë ashtu edhe te apelit.

Ndërsa gjykata njoftoi zyrtarisht se vendimi ishte marrë ne unanimitet nga tre gjyqtarët të cilët nuk kanë gjetur shkelje procedurale ne vendimin e marrë nga gjyqtari Artan Gjermeni dhe nga ana tjetër provat e paraqitura nga prokuroria ne gjykatë e bindën për fajësinë e deputetit.    

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • miri: 29/09/2024 09:53

    po denimi nuk mund te konvertohej me arrest shtepie apo pune me interes publik. vepra penale e ketij eshte pa pike demi llafe kot

    Përgjigju
  • TRANS -RAPID: 29/09/2024 01:30

    Të duroshë dhe më e zezë të votoshë shpifës e jo pushtetarë kjo është katastrofë fajtori kryesorë janë mediat e korruptuara nga krimi

    Përgjigju
  • KASEM KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 28/09/2024 17:16

    Lereni bastardin Salinjan tē kapi sapunin tani e ta kuptoi çdo tē thot tē mashtrosh e tē tjerve jetēn tja shkatrosh.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 28/09/2024 19:12

      PD shkateroi Shqiperine nuk e ka gje qe me inskenime te shkateroje edhe jeten e njerezve .media ju lutem mjaft na merzitet me keto funderina ju lutem mos shkruani me se çfar do te beje salianji , mbrapa diellit vafte mos ja pafshim me surratin .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?