Në dosjen 320 faqe të cilën Report TV zbulohen udhëtimet e hetuara nga SPAK të Arben Ahmetaj dhe të afërmve të tij, për periudhën 2013 – 2017.
SPAK thotë se Ahmetaj për vete e të afërmit ka përfituar 34 mijë euro në formën e shpenzimeve për udhëtimet nga Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri ndërsa këta kanë përfituar kontrata.
Bëhet fjalë për 14 udhëtime dhe qëndrime në hotele luksoze nga Milano të Italisë në Monako, Vjenë të Austrisë, Frankfurt të Gjemanisë dhe Francë nga viti 2013 – 2017.
Ahmetaj u emërua në postin e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në shtator 2013 ndërsa SPAK në dosje thuhet se më 10 korrik 2013 në hotelin Principe di Savoia, në Milano janë paguar 1535 euro për Arben Ahmetajn dhe Erjola Hoxhën dhe miken e Erjolës.
Më pas më 15 korrik 2013 Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij Erjola Hoxha dhe shoqen e saj kanë qëndruar në hotelin Hermitage në Monako ku janë paguar 3156 euro.
Ndërkohë Më 19 korrik 2016 janë paguar 10 600 euro për hotel SPA Tiara Miramar me pesë yje që gjendet në Cote d'Azur ose Bregu i Kaltër, një segment i bregdetit të Francës në Mesdhe.
Shpenzimet më të mëdha të “luksit’ janë kryer gjatë vitit 2016 me 15 228 euro.
Në dosje rezulton se dhe ish ministri Damian Gjiknuri ka qenë në një hotel me Arben Ahmetaj në Frankfurt të Gjermanisë për të cilin janë paguar 1052 euro, por vetë Gjiknuri ka mohuar më herët të ketë përfituar pagesa hotelesh nga Zoto.
“Ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova se shtetasi Arben Ahmetaj për vete ose te afërimit e tij ka përfituar në mënyrë të padrejtë një shume prej 34 422 euro, në formën e shpenzimeve për udhëtime. Kjo shumë, ekziston dyshimi se është përfitim i paligjshëm në formën e mitës, dhënë këtij shtetasi, si rezultat i ushtrimit te funksionit te tij si deputet apo minister që ka sjellë për pasojë lidhje kontratash përfituese për shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri. Përsa më sipër, ekziston dyshimi se shtetasi Arben Ahmetaj ka konsumuar veprën penale të "Korrupsionit pasiv te funksionarëve të lartë shteterore ose i të zgjedhurve vendore" parashikuar nga neni 260 i K.Penal.” thuhet në dokumentin e SPAK
Akuzat e ngritura nga SPAK ndaj Arben Ahmetajt janë ende në fazën e e hetimit dhe duhet të vërtetohen në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kur dosja të shkojë për gjykim.
Dosja e SPAK: Shpenzimet e Arben Ahmetajt e familjarëve të tij në hotelet e shteteve europiane
Dosja e SPAK: Shpenzimet e Arben Ahmetajt e familjarëve të tij në hotelet e shteteve europiane
Lajmi kryesor:
Dosja ‘Ahmetaj’/ SPAK heton tendera në 7 bashki: Ish-ministri ndërhyri që të përfitonin miliona euro miqtë e tij Zoto e Mërtiri
S.G//ReportTv.al