Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatmir Mediut, i cili kërkoi prishje të vendimit të GJKKO për hapje të hetimit për dosjen 'Gërdecit'. Tashmë për hetimin ndaj ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, nuk ka asnjë pengesë edhe formale për SPAK. Vendimi i mospranimit të rekursit është marrë në dhomë këshillimi, me relatore Albana Boksin si dhe me gjyqtarët Ilir Panda dhe Sokol Binaj, anëtarët e tjerë të trupit gjykues.
Ish ministri i Mbrojtjes dorëzoi më 1 nëntor rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshtote vendimin e Apelit të GJKKO që i hapi rrugë rihetimit dhe gjykimit të Mediut. Avokati Ardian Visha, argumenton se vendimi është antikushtetues. Cenon parimin e gjësë së gjykuar, sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës.
Apeli i GJKKO, më 24 shtator mori vendimin për rikthimin për hetim në SPAK të dosjes, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda. 13 vite pas tragjedisë, familjeve të viktima iu rikthyer shpresa se mund të marrin drejtësinë e munguar për familjarët e tyre. Apeli i GJKKO rrëzoi një vendim të mëparshëm të shkallës së parë, duke argumentuar se çështja nuk është gjykuar dhe se heqja e imunitetit të Mediut i hap rrugë procesit për rihetim.
Kujtojmë se SPAK tashmë ka rikfilluar me pyetjen e dëshmitarëve, trashëgimtarëve të viktimave dhe personat e dëmtuar nga tragjedia. Pjese e ripyetjes do të jenë edhe ish zyrtaret e lartë në periudhën e tragjedisë me 15 mars 2008. Zyrtari i parë që do të merret në pyetje është ish-ministri Mbrojtjes Fatmir Mediu. Ndër familjarët edhe Zamira Durda e cila kërkon që hetimet në Gërdec të behën edhe për korrupsion.
Në shpërthimin e Gërdecit më 15 mars të 2008 humbën jetën 26 persona, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë.
Jo se këtij s’i pëlqejnë pararat dhe pronat , po para TRUSTIT BORONICA , ç’të bënte LEPURUSHI ?!!!
Përgjigjue me te lumca spak, radhen mos e ka ilir meta apo metaj
Përgjigju