Gjykata e lë në 'arrest shtëpie', Tahiri: Për mua njësoj, si në shtëpi, si në burg/ Debati me prokurorët

15 Maj 2018, 08:30| Përditesimi: 15 Maj 2018, 16:58

  • Share

TIRANE-Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që të lerë në fuqi masën 'arrest shtëpie' për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, duke rrëzuar kërkesën e prokurorisë që kërkoi 'arrest me burg'.

Ish-ministri i Brendshëm mbërriti në Gjykatën e Krimeve të Rënda nga dera e pasme rreth orës 11:00. E ndërsa mediat e prisnin që të dilte nga banesa, ai në orën 10:55 minuta mbërriti në gjykatë duke u futur nga dera e pasme.

Përballja mes Tahirit dhe prokurorëve Vladimir Mara dhe Besim Hajdarmataj zgjati për dy orë në gjykatë. Seanca nisi në orën 11:00 dhe përfundoi në orën 13:00, ndërsa gazetarët e Shqiptarja.com dhe Report Tv, Elton Qyno dhe Arsen Rusta zbardhin pjesë nga debati.

Në fillim të seancës te Krimet e Rënda, Saimir Tahiri ka ironizuar duke deklaruar se si në burg si në shtëpi për atë njëlloj është, pasi akuzat janë të pabaza dhe se nuk ka asnjë fakt që vërteton lidhjen e tij me kriminelët.

Me këtë masë që më keni dhënë si në burg si në arrest shtëpie është njëlloj për mua. Unë burg e quaj, se me këto prova që janë paraqitur nuk e pranoj as në arrest shtëpie.  Meqë qenkam kaq i rrezikshëm, fusni të gjitha grupet kriminale në burg dhe faturojani Saimir Tahirit. Më vendosi në arrest në burg, pasi masa që kemi vendosur është e papërshtatshme me akuzat.

Saimir Tahiri në gjykatën e Krimeve të Rënda

Prokurori Besim Hajdarmataj ka këmbëngulur se Tahiri është takuar Artan Habilajn në Greqi, por ish-ministri e mohoi duke ironizuar.

Në Greqi kam qenë si grupi i strukturuar miqësor dhe jo kriminal, mua prokuroria më ka hetuar jo si grup të strukturuar kriminal, po miqësor. Unë isha me pushime në Greqi.

Saimir Tahiri në gjykatën e Krimeve të Rënda

Prokurori Hajdarmataj ka vijuar me akuzat këtë herë për Sokol Boden, ndërsa ka kërkuar letërkëmbimin si është emëruar dhe promovuar ish-drejtori i Postës në Dhërmi në kohën kur Tahiri ishte ministër.

Përgjegjës për kontrollin e postës në Dhërmi ka qenë Sokol Bode, i cili u emërua në priudhën që ka qenë ministër Tahiri. Kërkojmë të merren si prova; lëvizja në pikën kufitare në Triport ku përfshin edhe radarin në Porto Palermo, por edhe një letërkëmbim si është emëruar dhe promovuar Sokol Bode. Peshkarexha 'Fatima' e mbërritur në 2015 në Shqipëri, jo vetëm që ka ardhur dhe ka marrë kanabis, por është ankoruar në port.

Prokurori Besim Hajdarmataj

Ndërkohë që nuk mungoi edhe ironia nga Hajdarmataj kur u shpreh se Sokol Bode ruante drogën e Habilajve, por qëndroi në detyrë më shumë se ai.

Unë nuk munda të qëndroj tre vite në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, u shkarkova

Besim Hajdarmataj

Prokurori tha se Tahiri e ka takuar për ta intimiduar, duke treguar madje se ata kishin përgjuar takimin mes të dyve. Ata po ashtu ngulën këmbë se edhe ish zv.ministrja e Brendshme Elona Gjebrea nuk ka thënë të vërtetën. Por ministri nga ana e tij është shprehur se Liperin e ka takuar për t’i kërkuar ndjesë që u përfshi në të gjithë këtë histori.

“Nuk kam pasur qëllim ta intimidoj, i kam kërkuar falje që e përfshiva në këtë mesele. Bëra detyrën time qytetare. Nuk kisha mundësi të ndikoja tek qytetari. Takimi me të pak ditë pasi kishte dhënë dëshminë e tij, por thjesht i kërkova ndjesë”

Saimir Tahiri

Prokurori deklaroi gjithashtu se në Durrës u paraqit Moisi Habilaj për skafin e prishur të Orges Liperit, dhe fillimisht ka pasur rezistencë nga policia kufitare e Durrësit, dhe më pas është lejuar. Besim Hajdarmataj, ka deklaruar  se ka dyshime edhe për ndërhyrje në sistemin TIMS, jo vetëm për lëvizjet e ish ministrit të Brendshëm, por edhe të personave të arrestuar në Itali, si është Moisi Habilaj.

“Do konfirmojmë që shumë të dhëna nuk rezultojnë fare në sistemin TIMS sikurse është rasti i Moisi Habilajt”, tha Hajdarmataj. Sipas tij, në TIMS, ka pasur ndërhyrje lidhur me hyrje-daljet jo vetëm të Tahirit, por edhe me personat e tjerë, si është rasti i Moisi Habilaj. Por për këtë do të jap shpjegime të mëvonshme dhe do të zbardhen në fund të hetimit”

Besim Hajdarmataj

Sipas Hajdarmataj këto ndërhyrje janë bërë në kohën që Tahiri ka qenë me skaf në Greqi dhe ai pësoi defekt, dhe Tahiri kërkoi ndihmën e një oficeri policie që erdhi së bashku me teknikun dhe Artan Habilajn, drejt Greqisë.

“Në kohën e kthimit, së bashku me skafin me defekt, nuk është regjistruar në portin e Sarandës që ka hyrë Artan Habilaj, me policin dhe mekanikun. Nga Saranda skafi është lënë në portin e Durresit. Pas disa ditësh është paraqitur te moli, Moisi Habilaj, dhe të vetmit që i kanë bërë rezistencë kanë qenë punonjësit e molit, që i kanë thënë se nuk mund ta marrë pasi nuk ka dokument. Pavaresisht kesaj, Moisi Habilaj, e ka marrë skafin dhe ka shkuar në Brindizi për ta rregulluar”.

Besim Hajdarmataj

Përsa i përket rreth 900 mijë eurove që iu sekuestruan Orest Sotës në Elbasan, prokuroria ka deklaruar se presin letër porosi nga Mali i Zi për lëvizjet Tahiri-Sota, ndërsa ish-ministri ka reaguar duke u shprehur se 'si është e mundur që nuk e keni gjetur se kujt i përkasin këto para'. Prokuroria akuzon se paratë i përkasin Tahirit. 

Ju argumentoni se unë kam aftësi të prish e dëmtoj provat, kjo nuk është e vërtetë dhe është e pamundur. Këtë argumentim e keni dhënë dhe më herët në vendimin kur shpallët bllokimin e pasaportës. Ju po ndiqni të njëjtin kriter si kur isha deputet dhe tani qytetar i lirë. Ju thoni se ekziston rreziku i ikjes, nuk ka asnjë mundësi që unë të largohem. Gjatë kohës që më është kthyer pasaporta kam lëvizur disa herë jashtë vendit dhe jam kthyer sërish në Shqipëri. Unë mandatin e dorëzova vullnetarisht dhe jam i hapur për drejtësinë

Saimir Tahiri

Në fund gjyqtarja Liljana Baku vendosi që të lerë në fuqi masën arrest shtëpie, që u kundërshtua nga Tahiri.

Materiali nga prokuroria nuk kishte asnjë provë të re ndaj Saimir Tahirit. Prokuroria tha se duhet të arrestohet për shkak se në zyrën time mund të ndërhyjë duke prishur provat. Por kur nuk je i zoti që të ruash veten!! Skafi me të cilin ka udhëtuar Tahiri me familjen për në Greqi ka qenë i Orget Liperit, ia ka marrë hua, pasi ka pësuar defekt është kthyer në Shqipëri. Në drejtësi nuk ka unë them, ti thua, apo unë mendoj, ti provon, por duhet të provohen. Pse Moisi Habilaj duhet të kujdesej për Tahirin? Pyesni prokurorinë për këtë? Jemi të bindur se apeli do të rrëzojë masën e shkallës së parë.

Avokati Maks Haxhia

FOTOT, ish-ministri Tahiri në sallën e gjyqit te Krimet e Rënda 'pëballet' me prokurorin Hajdarmataj
//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BURGU I TAHIRIT KU PRONAR eshte IZET HAXHIA.: 17/05/2018 13:35

    Let's vicidolet dhe Ben TIRONCIT Jane bajgat e TAHIRAMETES .KETA JANE VJELLJET DHE BIZGAT KOMUNISTE TE PULARIVE glasat e lopeve qe VIJNE NGA afrika BASHKE me EBOLEN VIRUS SPIUNA TELEFONIKE TRAJNERE TE MAJMUNEVE NEPER CIRQET E ERION VELISE .PO JU HA FULLANI O NJEREZ , ASHTU SI PO JU HA TAHIRAMETA DUKE JU INCIZUAR NE CDO ARTIKULL .KJO MENYRE INFORMACIONI ESHTE DROGA QE PO INFEKTON TE RINJTE .

    Përgjigju
  • Viçidoli Dixhital: 15/05/2018 19:06

    Vetem Berisha eshte i paster. Nuk ka burre me akuzue edhe pse ka ba dhjetra vrasje.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 15/05/2018 19:05

    Turpi nuk ka fytyre.Duan te denigrojne e denojne nje djale te ri i cili ka luftuar dhemb per dhemb Bishen Berishe, pjellen e tij Lulzime Basha, apo mamuthin Meta, shpurat e tij per vrasjet krimet trafiqet e korrupsionin. Me prova kalamajsh meret nje Institucion si prokuroria e bergerur nga Berisha.Kjo eshte drejtesia. Gjeni prova e ta venei para pergjegjsise jo amendesime.. o kaqola te drejtesise

    Përgjigju
  • Naimi: 15/05/2018 17:11

    Si i pandehur ai duhet te ishte sjelle ne gjykate i lidhur me pranga me policet

    Përgjigju
  • Dea: 15/05/2018 16:23

    Tahiri ben ironi sepse nuk qan dot sikurse beri ate dite ne Tv. Klan. Une po iki ne burg Lorenc po iki ne burg! Perse ky i akuzuar eshte takuar me nje deshmitar te prokurorise qe eshte ky Liperi? Do kerkoja flaje thote Daje Qorri dhe sillet ne gjykate sikur eshte Totto Rina por eshte vetem nje marionete delirante nen tutelen e Gramoz Rucit. Keta militantet le te te mbrojne se kujtojne qe ne te tjeret jemi te Sali Kermes ose Lul Mashtruesit, ose te Mona dhe Like Floririt. Jo jo ore jo jemi shqiptare te ndershem dhe duam te ndeshkohet cdo krim qe i eshte ber ketij populli. Ben dhe batuta Tahir qe shkruante ne derrasen e zeze. Ik o Tahir te hengert mortja se nuk ka shpetim per ty, avash avash sa te behet keci dash. Omel e omel thine tironcit. Ti vazhdo me palacolleqet qe bere si dje me Xhafen se pas qafe e ke dhe ate.

    Përgjigju
  • Ema: 15/05/2018 13:07

    Z.Saimir Tahiri i uroj me te miren,e te dale sa me shpejt nga keto palo sajesa te PD-LSI

    Përgjigju
    • Dea: 16/05/2018 00:49

      Edhe ti si mya qenke, ieh stafi i ministrit hahahahaha sa shume qe ishim neper festa, na zgjidhte Saja nje nga nje hayaha si i thoshim njera tjetres? Ky eshte i modh mor jaho, nuk na ndan me Habilajt, per sta ka efektivet e komisariatit te Vlores hahaha

  • Donela: 15/05/2018 12:57

    Sajesat e PD-LSI do dalin nje vrime ne uje,aty duhet te ulen Berisha,Lul Basha e Ilir Floriri per gjithcka kane vjedhur e kane sajuar ne kete vend per 27 vjet.

    Përgjigju
    • Roza: 15/05/2018 14:02

      Tamam, ashtu! Pse flini gjume ne Shqiperi, pse lejohen keto intriga te peshtira te triumfojne, te mos denohen kriminelet e vertete si Saliu me banden e vet.

  • tironci: 15/05/2018 11:13

    ja keni kalu estrades se ballshit kesaj rradhe, bravo cuna bravo, rradhes tjeter boni estraden e tirones meqe gjysma nuk jetojn mo

    Përgjigju
    • sylvi: 15/05/2018 14:20

      lereni rehat tahirin ai ishte ministri me i mire ne qeverine e vet e ndryshoi komplet korrupsion e policeve te PD respecte pour Tahiri

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?