Mirald Metallari, djali dhe Miftar Metallari, babai

Dosja në gjykatë - Tragjedia, 3 ditë para dasmës djali vrau babanë polic, plagosi nënën

2 Gusht 2018, 07:25| Përditesimi: 2 Gusht 2018, 14:39

  • Share

Personi që ekzekutoi me disa plumba babain e tij polic, Mirald Metallari, dhe ka lënë të plagosur rëndë nënën e tij, është marrë i pandehur dhe dosja ndaj tij tashmë është çuar në gjykatë. Në korrik të 2018 çështja penale me të pandehur Mirald Metallarin, është regjistruar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku gjyqtari që do gjykojë çështjës është përzgjedhur Klodian Karushi.

Mirald Metallari vrau me armë zjarri babanë e tij, oficer policie dhe plagosi nënën pas një konflikti për motive të dobëta. Pas hetimeve, Metallari dhe babai i tij kanë qenë duke punuar për suvatimin e murit të avllisë para se të ndodhte ngjarja. Ata janë konfliktuar pikërisht për suvatimin, deri sa Miraldi ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi babanë dhe ka plagosur nënën e tij, që ndërhyri t’i ndante. Ngjarja ka ndodhur 3 ditë para dasmës së të motrës së Metallarit. Ndaj Metallarit është ngritur akuza e "Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare", "Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare", të mbetur në tentativë dhe "Mbajtjes pa lejë dhe prodhimit të armëve".

Dosja e plotë

Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin në bazë e referimit policor, sipas të cilit, mesditën e datës 24 korrik 2017, Mirald Metallari ka qëlluar për vdekje me armë tip pistoletë babain e tij, Miftar Metallari, si edhe ka plagosur nënën e tij, Nurie Metallari. Nga kontakti i parë i punonjësve të policisë është mësuar se Mirald Metallari, pas një konflikti çasti që ka patur me të atin,Miftarin, ka marrë armën e shërbimit e këtij të fundit në polici, dhe ka shtënë disa herë në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend.

Po ashtu, në momentin që ka qenë duke shkuar për të kryer aktin, përpara i ka dal nëna e tij shtetasja Nurie Metallari e cila ka dashur ta pengojë të kryejë aktin, por Miraldi ka shtënë në drejtim të saj. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja pistolete. Në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme, ka rezultuar se shtetasi Mirald Metallari menjëherë pas ngjarjes është larguar me një automjet të markës “Ford”, për të transportuar nënën e tij, Nurie Metallari në spitalin e traumës Laprakë. Me marrjen e këtij njoftimi, nga ana e Policisë u bë ndalimi i mjetit në rrugën “Lord Bajron, ku njëkohësisht u bë edhe ndalimi i shtetasit Mirald Metallari si dhe është bllokuar arma e zjarrit tip pistoletë, model “TT”.

Përleshja me babain pas derdhjes së llaçit

Është pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime në praninë e avokatit të zgjedhur kryesisht, Mirald Metallari, i cili ka deklaruar se në 24 korrik 2017 rreth orës 06:00 të mëngjesit, ka ndihmuar të atin (Miftarin) për të bërë disa punime në oborrin e shtëpisë së tyre dhe kur ka qenë duke punuar, rreth orës 11:00, në një moment i është derdhur karroca e mbushur me llaç në tokë. I ati e ka gjuajtur me grusht në pjesën e buzës dhe pas këtij veprimi, Miraldi ka hyrë në banesë, ku aty kanë qenë 2 (dy) motrat e tij, të cilat kanë dal jashtë dhe ky ka shkuar te dhoma e të atit. Aty ka marrë armën e shërbimit të  babait dhe pasi ka dal me armë në dorë te dera, ka vërejtur të ëmën Nurie Metallari, e cila ka tentuar ta ndaloj dhe në këtë moment ai e ka shkrepur armën me drejtim nga dyshemeja.

Nëna e tij ka dashur përsëri ta ndaloj, por Miraldi ka qëlluar me armën e zjarri në drejtim të saj në një distancë prej 3 metrash. Ndërkohë, i ati, Miftari, ishte duke ardhur në drejtim të Miraldit, ky i fundit ka hapur zjarr edhe ndaj tij duke mbaruar të gjithë fishekët që kishte në karikatorin e pistoletës. Më pas Miraldi thekson se ka shkuar te e ëma, e cila ishte shtrirë përtokë në verandën e shtëpisë, e ka marrë atë dhe e ka futur në makinën e tij, me qëllim për ta dërguar në spital. Me vete ka patur edhe armën e zjarrit që kishte kryer ngjarjen.

Ai është nisur për në Spitalin e Traumës Laprakë, kur ka qenë në hyrje të rrugës për te spitali e ka ndaluar një patrullë policie, dhe e ka shoqëruar atë në mjetin e policisë, ndërsa të ëmën e kanë dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë. Në deklarimin e tij ky shtetas thekson se armën ua ka dorëzuar vet punonjësve të policisë. Në shpjegimet e tij ky person sqaron se nuk ka patur konflikte të mëparshme me të atin. Gjatë fazës së hetimit ai ka shfaqur pendesë të thellë për krimin e kryer.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?