TIRANË - Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi, të dy të panderhur për aferën ‘Partizani’ I shfrytëzuan maksimalisht 10 ditët për të bërë prapësimet mbi dosjen 500 faqëshe me prova të Prokurorisë së Posaçme. Avokatët mbrojtës kanë dorëzuar të shtunën e 5 tetorit argumentet e tyre, për çështjen e cila tashmë do të duhet të paraqitet në GJKKO nga ana e SPAK.
Mbrojtja ligjore e Jamarbër Malltezit, i pandehur për korrupsion dhe pastrim parash, ka bërë 250 faqe prapësime, ku pretendohet se nuk ka vepër penale dhe se SPAK nuk ka bërë një hetim normal. Sa i përket pasurive, avokatët pretendojnë se janë të gjitha me burime të ligjshme. Edhe avokatët e Berishës kanë dorëzuar një dokument voluminoz me argumentet e tyre.
Prapësime ka bërë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, ku në një material prej 15 faqesh, mbrojtja ligjore e tij ka kundërshtuar disa pika në lidhje me provat e SPAK për të, nën akuzë për korrupsion aktiv dhe pastrim parash. Financierja Andia Pustina dhe Xhimi Begeja po ashtu brenda afatit 10 ditor nga njoftimi i akuzës bënë kundërshtimet e tyre.
Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për dosjen “Partizani”, me 5 të pandehur, më 25 shtator. Tashmë dosja prej 500 faqesh e përpiluar nga prokurorët e SPAK Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai kalon në GJKKO, e cila brenda 10 ditësh me short elektronik zgjedh një gjyqtar për seancën paraprake. I takon këtij gjyqtari të cilit do t’i duhet kohë të vendosë nëse janë kryer hetime të plota, nëse dosja do të kalojë për gjykim apo do ta rikthejë në SPAK për hetime të mëtejshme ose të pushohet.
Me ndjekjen e procedurave, maksimumi në fund të tetorit pritet të kemi seancën ku do të vendoset për fatin e dosjes ‘Partizani’. Kjo do të jetë përballja e parë reale e Berishës dhe Malltezit me drejtësinë shqiptare. Nëse gjyqtari pranon aktet e dosjes së SPAK, atëherë gjyqi cilësohet i hapur dhe nis shqyrtimi në themel me seanca në vijim dhe trup gjykuese.
Berisha dhe Malltezi vijojnë të jetë nën masën e sigurisë 'arrest shtëpie'. Ish Kryeministri përmes pushtetit në vitet 2005-2013 lejoi një zinxhir të tërë institucionesh që të shkelnin ligjin që dhëndri i tij të privatizonte ish klubin Partizani, ku Malltezi ndërtoi 19 kulla dhe fitoi miliona euro.
KLUBI PARTIZANI DUHET TE KTHEHET ATY KU ISHTE ,,ASHTU SIC ISHTE,,TE GJITHA PALLATET E SALI QENIT TE SHEMBEN. ....
Përgjigju