TIRANË-Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dorëzoi rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm që i hapi rrugë rihetimit dhe gjykimit te Mediut.
Avokati Ardian Visha, argumenton se vendimi është antikushtetues. Cenon parimin e gjësë së gjykuar, sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli i saj.
Më tej, mbrojtja Mediut argumenton se vendimi është i cenueshëm, sa kohë një gjykatë e një shkalle më të vogël ka prishur një vendim të Gjykatës së Lartë. Për mbrojtjen, ndjekja penale për rastin është e parashkruar për shkak të 13 viteve nga ndodhja e ngjarjes.
4 ditë më parë, Gjykata e Lartë ka dërguar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dosjen arkivore të Gërdecit. Dorëzimi i dosjes vjen pas vendimit të Apelit të GJKKO për të rikthyer për hetim në SPAK dosjen e bujshme të Gërdecit, duke i hapur rrugë edhe rigjykimit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
SPAK pritet të kërkojë në GJKKO gjykimin e ish-ministrit dhe po ashtu edhe veprime hetimore shtesë. Hetimet për tragjedinë e 26 te vdekurve e qindra të plagosurve e një dëmi miliarda lekë, janë kryer nga 2008-2009, asokohe nga prokurori e Përgjithshme.
Ndërkohë Apeli i GJKKO, më 24 shtator mori vendimin për rikthimin për hetim në SPAK të dosjes, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda. 13 vite pas tragjedisë, familjeve të viktima iu rikthyer shpresa se mund të marrin drejtësinë e munguar për familjarët e tyre. Apeli i GJKKO rrëzoi një vendim të mëparshëm të shkallës së parë, duke argumentuar se çështja nuk është gjykuar dhe se heqja e imunitetit të Mediut i hap rrugë procesit për rihetim.
Mir e kan qent kriminela se ne fakt nga 30 vjet vrasja ka qen kushtetuese!!!!!!!!!!!! !!!!!!!!!!!!!! E tani qe themi se mund te behet gjykim na dilka se qenka antikushtetuese. Do zoti dhe vjen dita qe edhe shqipetaret te shohin pak drejtuesi. Nenes apo babes ju vra femija 17 apo 20 vjec e ky qen thot antikushtetuese. Aka gjykate qe e lan kete krim makaber nga keta njerez te babezitur me mendjen vetem te pasurohen me 4-5 breza?????????????????????????? Shkurt si ve dot emer.
PërgjigjuFatmir Medihoxha ke vetem nje rruge me te lehten,per te provuar sa me pak dhimbje: TE BEHESH I PENDUAR I DREJTESISE.
Përgjigju