Tiranë- Shtyhet përsëri seanca paraprake për çështjen SASPAC në Gjykatën e Posaçme.
Këtë herë shkak u bë Ermal Yzeiraj, avokati i ish-ministrit të arrestuar të Shëndetësisë, Ilir Beqja, i cili kishte paraqitur raport mjekësor, me argumentin se deri në datë 20 qershor ndodhet në regjim shtrati, për shkak të një problemi shëndetësor.
Pas njoftimit, trupa e GJKKO-së mori vendimin që seanca e radhës të caktohej në datën 1 korrik.
Ish-ministri Beqja u arrestua për shpërdorimin e fondeve të SASPAC që jepeshin nga organizmat ndërkombëtare apo BE, ndërsa në dosje ka edhe 8 persona të pandehur të tjerë, si dhe 2 kompani. Ndaj ish-ministrit rëndojnë 6 akuza, teksa SPAK ka kryer edhe sekuestrime pasurish. Beqaj gjithashtu është i pandehur, por në gjendje të lirë, edhe për dosjen e Sterilizimit, ku po gjykohet mëvetësisht, pasi ka refuzuar gjykimin e shkurtuar.
Më 2 prill Prokuroria e Posaçme njoftoi se kishte përfunduar hetimet ndaj ish-ministrit Ilir Beqja dhe 8 personave të tjerë të pandehur, të akuzur për abuzime me fondet e ndihmës nga Bashkimi Evropian. SPAK e akuzon Beqajn për 6 akuza, pasi sipas prokurorisë bëri procedura të pavërteta të prokurimit për të përfituar në kohën kur ai drejtonte SASPAC. Të pandehura në proces janë edhe 2 kompani.
6 AKUZAT NDAJ BEQAJT
1. Korrupsion pasiv
2. Shkelje në tendera
3. Falsifikim dokumentesh
4. Mashtrim me pasoja
5. Mashtrim në bashkëpunim
6.Fshehje pasurie
9 TË AKUZUARIT E TJERË
Gazmend Haxhia Mashtrim me pasoja, falsifikim dokumentesh
Ermal Kurtulaj Korrupsion pasiv, shkelje në tendera, Falsifikim dokumentesh, mashtrim me pasoja, Mashtrim në bashkëpunim
Alfred Nikolla Mashtrim me pasoja, falsifikim dokumentesh dhe korrupsion aktiv
Bjona Ziaj Mashtrim, falsifikim dokumentesh
Bledar Leka Mashtrim, falsifikim dokumentesh
Marinela Jazoj Korrupsion aktiv
Mira Topçiu Falsifikim dokumentesh
Kompanitë
“Landways International” Mashtrim me pasoja, falsifikim dokumentesh dhe korrupsion aktiv
“Nine Service Int” sh.p.k – Mashtrim, falsifikim dokumentesh
Lista e pasurive të sekuestruara
-14 323 125 (katërmbëdhjetë milion e treqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e njëzetë e pesë) lekë;
-15 542 (pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzetë e dy) euro;
-42 318 (dyzetë e dy mijë e treqind e tetëmbëdhjetë) USD;
-19.4% të kuotave të shoqërisë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services” sh.p.k.
-Tre automjete regjistruar në pronësi të pandehurve
A.Q/ReportTv.al
Sondazhi i ditës:
Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
73%
-
Të gabuar
18.2%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 703