Drafti i Alibeajt për Presidentin e ri, PS: Pozitiv fakti që ka një propozim, por në këtë proces flasim edhe ne! Nuk po zgjedhim Avokatin e Popullit

9 Maj 2022, 14:05| Përditesimi: 9 Maj 2022, 19:24

  • Share

TIRANË- Drafti i Enkelejd Alibeajt për mënyrën se sipas tij duhet të zgjidhet Presidenti i Republikës nuk ka gjetur dakordësinë e plotë të Partisë Socialiste. Edhe pse e ka konsideruar pozitiv faktin se ka një propozim, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar i takon edhe maxhorancës që të propozojë emrin për President. Sipas tij ky propozim është i vlefshëm në rastin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, dhe jo në rastin e Presidentit. 

 “Propozimi i tyre është një propozim maksimalist, një propozim që i heq shumicës të drejtën të propozojë. Megjithatë e përshëndes që ka një propozim. Ka një gatishmëri të grupit parlamentar të PD për tu ulur. Jemi të gatshëm që të ulkemi që nesër për të diskutuar propozimet tona dhe propozimet e tyre. Kjo do të ishte zgjidhja e tyre. Me të përfunduar konferenca e kryetarëve nesër, të ulemi dhe të diskutojmë. Më duket pa vend që të vish në një tryeze dhe t’i thuash tjetrit ti nuk ke të drejtë të propozosh. Ne kemi qenë shumë të hapur dhe jemi shprehur që pjesë  e propozimeve të jetë çdo qytetar shqiptar. Nesër në orën 12:30 është njoftuar për konferencën e kryetarëve, nesër fillon zyrtarisht procesi deri në raundin e pestë. Dua të kemi një president të gjithë shqiptarëve jo president të PS. Nëse do e donim këtë, i kemi numrat dhe do ta zgjidhnim. Propozimi që vjen nga PD është shumë i vlefshëm në rastin e zgjedhjes së avokatit të popullit, në rastin e zgjedhjes së avokatit e ka të drejtën të zgjedhë vetëm opozita”, tha Balla.”, tha Balla.

Një president nga opozita! Ky është thelbi i draftit të deputetëve të Partisë Demokratike, lidhur me qëndrimin e grupit parlamentar të PD në negociatat për emrin e ri të kreut të shtetit. Sipas draftit të siguruar nga Report Tv, PD në formulën e zgjedhjes së presidentit kërkon që opozita të propozojë 4 emra kandidatësh e mes tyre të arrihet në një dakordësi mes mesazhorancës dhe opozitës për emrin që do t’i dërgohet Parlamentit për votim.

Ora 13:42
'Opozita e vërtetë me vilë 760 mijë euro? Me kë politikan e ka Gazment Bardhi: E shite apo s’ta blen askush? Ju mban peng Rama

Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave kundërshtuese të përfaqësuesve të Komisionit të Rithemelimit për draftin e Alibeajt për Presidentin.

“Pyetje për “opozitën e vërtetë”; vilën 760 mijë euro, e shitën apo spo ja ble askush? Nuk mund të mbash peng opozitën për një vilë të pajustifikuar që të ka zbuluar dhe me të cilën të mban peng Edi Rama”, shkruan Bardhi.

Është shumë e paqartë se për nga ish-kolegët e tij në PD e ka Gazment Bardhi këtë akuzë. I takon ta sqarojë ai vetë. 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • goni: 09/05/2022 14:31

    Ky ngaterro kekun me byrekun hahaha

    Përgjigju
  • Mandi: 09/05/2022 14:29

    Me mir zgjilleni ju presidentit e mos u merrni me kto deshtaket e pd

    Përgjigju
  • Beni: 09/05/2022 14:22

    Nje ide e mire kjo qe jeni te hapur per te marre dhe propozimet e qytetareve. Shpresoj qe presidenti i ri te jete i denje dhe te pergjigjet per popullin jo si ky far presidenti qe kemi qe sa here kemi naj problem ne shko tek shpia te gjiri lalzit

    Përgjigju
  • Kastriot: 09/05/2022 14:22

    Ju sjeni te afte te rregulloni problemet qe keni ne parti e jo me te jepni nje emer te denje presidenti

    Përgjigju
  • perikliu nga peqini: 09/05/2022 14:16

    hehehehe sa pa lidhje kjo zgjedhja e presidentit...po vendos nje ti o rama se e ke treguar qe je njeri i punes.mOS IA ler ne dore atyre te pd se na mori lumi

    Përgjigju
  • Jari: 09/05/2022 14:16

    Ju ju keni ofruar perher dialog ketyre po keta duan vetem kur eshte ne te miren e tyre jo ne te miren e popullit

    Përgjigju
  • Ermira: 09/05/2022 14:16

    Menyra me e drejt mendoj per zgjedhjen e presidentit eshte menyra qe ka zgjedhur partia socialiste sepse eshte nje zgjedhje mjafte e rendesishme per ta lene ne dor te cdokujt

    Përgjigju
  • Klodi: 09/05/2022 14:16

    Çdo emer qe mund te propozoni ju ska vlere se skeni bere ndonje gje te hajrit ne keto vite

    Përgjigju
  • TOLJA: 09/05/2022 14:15

    Rendesi ka qe ka propozime po thuaj ti kush i le ata te marrin fryme , i le baba saliu ? JO

    Përgjigju
  • lumadh: 09/05/2022 14:15

    po me mir propozim apo sic e ben ato qe vendosen nje hajdut si bamir topi qe deklaron pa pik turpi vlerene shtrejnt te syzeve te djellit te tijat e kuptoni se kush eshte pdja nuk do zjedhje te lira por do qe te vendos vet ke te doj e ta komandoj e ta perdori presidentit si lolo

    Përgjigju
  • melo: 09/05/2022 14:14

    po ata te pd do te propozojne ndonje si puna metes sepse e duan nje hajdut ne pushtet

    Përgjigju
  • maria: 09/05/2022 14:13

    Aman propozoni por vetem te zgjidhet nje njeri i hajrit dhe jo si meta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?