Dramë me protagonist futbollistë shqiptar, por Inter kalon në çerekfinale të Kupës me ‘zemër në dorë’

20 Janar 2022, 10:25| Përditesimi: 20 Janar 2022, 10:28

  • Share

Një dramë me protagonistë edhe futbollistë shqiptarë, por që në fund u fitua nga kampionët e Italisë. Kështu mund të përkufizohet përballja e 1/8 të Kupës së Italisë mes Interit dhe Empolit në ‘Guiseppe Meazza’, që u mbyll me fitoren 3-2 të zikaltërve.

Fillimisht Inter kaloi në avantazh me Sanchez, ndërsa në pjesën e dytë Nedim Bajrami solli baraspeshën. Futbollisti i kombëtares shqiptare prodhoi një një sfidë për t’u mbajtur mend, ndërsa edhe realizimi golit tregoi jo pak cilësi. Gjithsesi befasia më e madhe do të vinte në minutën e 76 kur një goditje me kokë e Cutrones do devijohej nga Radu për t’i dhënë epërsinë Empolit.

Minutat në vijim ishin ankth për Interin, por nga bataku kampionët e Italisë i nxorri fillimisht Rranokia. Kapiteni i Interit në këtë ndeshje realizoi me një gjysëm rovishiatë një supergol në minutën e 91, që më pas rezultoi vendimtare për ta dërguar ndeshjen në shtesë.

Më tej Stefano Sensi shënoi golin e tretë për Interin, që rezultoi vendimtar për t’u kualifikuar në çerekfinale, atje ku Inter do përballet me fituesin e çiftit Roma-Lecce. Në këtë ndeshje një paraqitje tepër pozitive bëri edhe shqiptari tjetër Kristian Asllani, i cili luan për Empolin, ndërsa disa minuta mori edhe mbrojtësi Ardian Ismajli.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?