Drejt Europës dhe Anglisë ilegalisht/ Në hetim 727 shqiptarë, 1702 u kthyen pas në Rinas

9 Nëntor 2019, 15:03| Përditesimi: 9 Nëntor 2019, 15:08

  • Share

Tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin duke përdorur dokumente false italiane, bullgare e sllovene me destinacion Anglinë dhe vendet e BE-s, 727 persona vihen nën hetim nga Janar deri në Nëntor 2019.

Burime nga prokuroria e Tiranës bënë me dije se këta persona janë ndaluar në pikën e kalimit kufitar Rinas dhe disa prej tyre janë tashmë të dënuar nga drejtësia për veprën penale falsifikim letërnjoftimesh dhe kalim pa leje të kufirit.

Por një numër më i lartë shqiptarësh janë prekur nga dëbimet dhe shkelja e rregullave të lëvizjes së lirë në vendet e BE-s. ReportTv mëson se 1702 shtetasve u është ndaluar të udhëtojnë jashtë Shqipërisë dhe ata janë bllokuar teksa kishin prerë edhe biletat e avionit dhe kishin destinacion Italinë, Greqinë, Gjermaninë, Francën.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?