Drejt zhbllokimit stoku i 35 mijë dosjeve në Gjykatën e Lartë/ KLGJ 3 emrat e parë në presidencë

26 Shkurt 2020, 14:20| Përditesimi: 26 Shkurt 2020, 15:07

  • Share

Këshilli i Lartë Gjyqësorë premton që pas dy ditëve të dërgojë në presidencë emrat e gjyqtarëve të rinj për t'u emëruar në Gjykatën e Lartë. Në garë për këto poste rezultojnë se janë Sokol Sadushi, Ilri Panda dhe Ervin Pupe.

Kështu, ndizet drita jeshile për 35 mijë dosjeve të mbetura stok në bodrumet e Gjykatës së Lartë, që për më shumë se 1 vit e gjysmë është jo funksionale dhe vetëm ka arkivuar dosje.

Të premten pritet që KLGJ të dërgojë në presidencë emrat e parë nga radhët e jo gjyqtarëve për të marrë edhe pëlqimin e presidentit para se të bëhen gjyqtarë. Po ashtu KLGJ vendosi të hapë edhe garën për 6 gjyqtarë të cilët vijnë nga radhët e gjyqtarëve për Gjykatën e Lartë.

Por ky vendim sipas anëtarëve të KLGJ-së, Brunilda Kasmi dhe Medi Bici do duhej të ishte për 14 vende pasi kështu, jo vetëm vihet në funksion Gjykata e Lartë, por përshpejtohet dhe plotësimi i Gjykatës Kushtetuese. Kjo, sepse 3 anëtarë për në Kushtetuese, i zgjedh Gjykata e Lartë. Gjykata Kushtetuese aktualisht ka vetëm 4 gjyqtarë nga 9 që duhen.

Gjykata e Lartë përbëhet nga 19 vende, ku aktualisht ka vetëm një anëtar funksional dhe ai është Ardian Dvorani me mandat të përfunduar, tashmë kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Me tre emrat e rinj nga radhët e jo gjyqtarëve pritet që të vihen në funksion dhe tre kolegjet përfshi atë Penal, Civil dhe Administrativ, të bllokuara për më shumë se sa 1 vit e gjysmë.

 

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?