Realisht sot në sistemin e drejtësisë, ekzistojnë dy lloj versionesh. Kemi një drejtësi akoma të kapur, dhe një drejtësi krejt të rilindur dhe të pavarur. Ajo e para (e kapura) akoma po vegjeton në disa prokurori dhe gjykata të vendit. Akoma ka edhe sot prokurorë dhe gjyqtarë (madje edhe OPGJ) që japin vendime skandaloze, që marrin në shkëmbim të favoreve duke shkelur ligjet, prona, miliona lekë apo dhe euro, dhe presin momentin deri kur tu vijë rradha e Vettingut. Duket sikur këta janë më të “privilegjuarit”, derisa edhe pasi largohen rrinë dhe jetojnë të qetë, duke gëzuar pasuritë e paligjshme, apo dhe duke mos shkëputur lidhjet me politikën e keqe. Por kemi edhe një tjetër drejtësi, atë të rilindur, e pakapur nga politika destruktive, e cila po heton dhe gjykon ish-ministra, ish-deputetë, drejtues dhe zyrtarë të lartë të pushtetit aktual dhe ish-pushtetit.
Por “ferra nëpër këmbë”, mbetet akoma drejtësia e “Plepave”, ajo drejtësi e cila e ka damkën “e kapur”, dhe është e futur shumë më thellë në aferat e politikës, sa që vetëm një SPAK i pavarur mund ti çojë para ligjit. Drejtësia në Shqipëri, duhet të çlirohet 100 per qind nga politika, dhe ndoshta këtë synonte dhe synon Edi Rama, duke theksuar gjithmonë faktin se “para ligjit duhet të shkojë çdo politikan dhe pushtetar që ka “ngjyer” duart me paranë e popullit apo rezulton i lidhur me afera të pista”. Dinosauri i politikës destruktive Sali Berisha, natyrisht kërkon të zgjasë agoninë e drejtësisë së kapur, dhe nuk ngurron asnjëherë të nxisë me deklarata dhe konferenca shtypi, frymën e përçarjes duke abuzuar me postin e kryetarit të partie që akoma nuk ka një vendim gjykate të rregullt ligjor. Ai kërkon të mbajë në këmbë akoma segmente dhe emra të një drejtësie të kapur dhe të kalbur. Duke marrë nën mbrojtje disa, dhe duke anatemuar disa të tjerë, madje duke i akuzuar ata si “të lidhur me pushtetin”, Sali Berisha harron me dashje se, ka qenë ai që ka patur dhe ka akoma, lidhje të ngushta me prokurorë dhe gjyqtarë të asaj pjese të drejtësisë, që akoma vegjeton mbi prona dhe para të pista.
Ka qenë dhe mbetet Sali Berisha, që mbushi me “plepaxhinj” prokuroritë dhe gjykatat e vendit, që mbushi me militantë të pashkolluar policinë, dhe degradoi gjithë sistemin ligjor. Institucionet ligjzbatuese në Shqipëri deri para 3-4 vitesh, kishin “frymëzimin berishian”, dhe rezultuan të zhytur në afera të ndryra korruptive apo dhe të lidhur me krimin e organizuar. Vendosmëria e Edi Ramës, bëri që të flaken nga rradhët e drejtësisë qindra prokurorë dhe gjyqtarë, që kishin 2 dekada e gjysëm që shkelnin ligjet, zhvasnin miliona nga xhepat e shqiptarëve, dhe ishin pjesë e segmenteve të zeza të politikës destruktive dhe krimit të organizuar.”Drejtësia e kapur apo drejtësi e rilindur” ? Këtë le ta vlerësojnë shqiptarët, të cilët duket se kanë tjetër mendim tashmë pas flakjes nga rradhët e saj të atyre që abuzuan me ligjet dhe u pasuruan me para të trafiqeve dhe krimit të organizuar.
Duhet nje burg me vehte per drejtesine e qelbur
Përgjigjubravo Artur shkri me vend