Historia e një pensionisti shqiptar që prej tre vitesh priste në dyert e Gjykatës së Lartë për të marrë drejtësi, ka detyruar Gjykatën Kushtetuese të kërkoj që çështja të mbyllet brenda qershorit 2022.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ngarkesa e gjyqtarëve, boshatisja e gjykatave dhe vonesat në gjykatën administrative dhe atë të Apelit nuk janë përgjegjësi e qytetarëve por e institucioneve.
Pensionisti Selman Gazidedja ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë prej datës 7 shkurt 2018 dhe ende sot më Dhjetor 2021 çështja e tij nuk është shqyrtuar.
"Gjykata vëren se ka tejzgjatje të procedurave gjyqësore, që, së pari, nuk i atribuohet kërkuesit, i cili ka vepruar në përputhje me të drejtat dhe detyrimet procedurale dhe nuk rezulton të jetë bërë pengesëpër vonesa dhe, së dyti, nuk vjen nga kompleksiteti i çështjes, e cila për nga natyra e saj nuk mund të bëhej shkak për tejzgjatjen e afatit. Së fundi, duke u nisur nga sjellja e autoriteteve, veprimet dhe mosveprimet e të cilave kanë shkaktuar tejzgjatjen e afatit të arsyeshëm, Gjykata vlerëson se ky pretendim ikërkuesit është i bazuar dhe duhet pranuar", thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Pas disa kërkesave në Gjykatën e Lartë ai ka trokitur në Kushtetuese duke u ankuar se gjykimi ka kaluar përtej një afati të arsyeshëm, çka i ka mohuar atij të drejtën të marrë pensionin.
(Kliko këtu për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pensionistin)
Meqe rasti eshte tipik, shkoni e rremoni perse organi administrativ,pra SHTETI, e ka cuar plakun e shkrete dyerve te gjykates.
Përgjigju