Dosje stok në gjykata

Drejtësia e vonuar/ 92 mijë dosje presin gjykimin, pesha e ‘malit të çështjeve’ sipas gjykatave në të gjithë Shqipërinë

23 Maj 2020, 19:06| Përditesimi: 23 Maj 2020, 19:30

  • Share

Zbatimi i reformës në drejtësi, me bazë ndryshimet kushtetuese të korrikut 2016, ende nuk zgjidhur problemin kryesor që mundon shqiptarët në raport me drejtësinë; zvarritjen me vite të gjykimit të çështjeve, kryesisht për shkak të punës së ngarkuar të gjykatave, numrit të ulët të magjistratëve, keqmenaxhimit të sistemit, procedurave komplekse, por edhe për shkak të zvarritjeve të qëllimshme të gjyqtarëve për qëllime korruptive. Në të gjitha gjykatat shqiptare, për vitin 2020, numri i dosjeve të mbartura që presin të gjykohen është 92 602. Nga ky ‘mal’ me dosje, 50,9 % janë çështje civile, 31,2% çështje administrative dhe 17,9 % çështje penale themeli.

Për vitin 2019 numri i dosjeve të mbartura ishte 77 853. Numrin më të madh të dosjeve të mbartura e mbajnë Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, Gjykata e Apelit Tiranë, Gjykata Administrative e Apelit dhe Gjykata e Lartë, me 55 972 çështje. Pas Tiranës, gjykatat me stokun më të madh të dosjeve janë ato të Elbasanit, Shkodrës, Vlorës, Durrësit dhe Fierit. Gjatë vitit 2019, numri i dosjeve stok ka ardhur duke u rritur me shpejtësi në gjykatat e shkallës së parë Kukës dhe Sarandë si dhe në gjykatat e apelit Vlorë dhe Durrës. Këto të dhëna reflektohen në një raport të Këshillit të Lartë Gjyqësor për volumin e punës së gjykatave dhe ‘malin e dosjeve’ të mbartura deri në fund të vitit 2019.

Sipas raportit, Gjykata Administrative e Apelit dhe Gjykata e Lartë janë më problematiket. Gjykata Administrative e Apelit ka rreth tre herë më shumë çështje të mbartura krahasuar me totalin e të gjithë gjykatave administrative të shkallës së parë. Ndërkaq, bllokimin i Gjykatës së Lartë për shkak të dorëheqjes së 5 gjyqtarëve nga frika e Vetingut dhe shkarkimit të disa të tjerëve, ka rritur stokun e dosjeve që presin të gjykohen. Stoku i çështjeve të mbartura të kësaj gjykate ka shkuar nga 22 000 në fund të vitit 2017, në 34 311 në fund të vitit 2019, ose një rritje prej 56% në dy vjet.

Po pse drejtësia shqiptare ka përfunduar në këtë situatë? Këshilli i Lartë i Gjyqësor thotë se “nxjerrja e konkluzioneve mbi peshën specifike të faktorëve të ndryshëm dhe mënyrat e ndikimit të tyre mbi stokun e çështjeve të mbartura kërkon studimin e të dhënave disa vjeçare”.

(Kliko këtu për të lexuar 92 mijë dosjet që presin gjykimin)

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ceno: 24/05/2020 20:48

    Drejtësia ka vdekur,nuk ka drejtësi në këtë ven,kerkoje ku të duash dhe nuk zgjidh gje. Gjykatat janë kthyer si pazar,mjer ky popull për drejtësinë e krijuar. Zgjatje nga 10 deri 15 vjet për një çështje civile dhe nuk është zgjidhur okoma. Turp ........

    Përgjigju
  • sapa: 24/05/2020 07:49

    Drejtesi as nuk ka patur as nuk do kete ky vend KURRE!!!!!Ne kete vend drejtesine e ben vetem gryka e pushkes dhe ai qe nuk terheq dot kembezen e pushkes paguan ata qe mund ta bejne kete gje.Nuk mund te pritet drejtesi nga njerez te dale nga shoqeria me e korruptuar e ketij vendi!

    Përgjigju
  • Qytetar: 23/05/2020 20:38

    Vonesa eshte e qellimshme nga qeveria po afrohen zgjedhjet

    Përgjigju
  • futi: 23/05/2020 19:27

    Tamam, drejtesia cdo dite e me keq! Vettingu qesharak, kerkon gjurmet kur ka ujqerit qe vjedhin sheshit ,pa ju dridhur qerpiku! Ndihmohen nga ligjet ne fuqi, nga Klgj dhe nga Qeveria me ane te ligjeve etj idiote! Per nje veper penale nga gjobe deri 10 vjet burg. Kush paguan : gjobe; kush nuk paguan burg. Kjo eshte drejtesie shqiptare! Jane mbushur burgjet me fukarenj!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?