Gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, policia ka arrestuar për shkelje 5 drejtues automjetesh, si edhe ka pezulluar 34 leje drejtimi.
Shkelja për të cilën janë bërë arrestimet dhe janë pezulluar patentat është drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit.
Policia u bën apel drejtuese që të respektojnë rregullat e qarkullimet, ndërsa bën me dije se vijon monitorimi i qarkullimit rrugor nëpërmjet mjeteve inteligjente, radarëve automatikë, dronit “edukues” dhe alkool-testuesve.
Komento