Kronikë

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit Gledis Nano takim me kreun e SPAK, Arben Kraja

23 Tetor 2021, 11:12| Përditesimi: 23 Tetor 2021, 21:12

  • Share

TIRANË- Vetëm pak ditë pasi ka marrë detyrën, drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nnao ka zhvilluar një takim prezantimi me kreun i SPAK, Arben Kraja. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kreu i policisë së Shtetit është njohur me dosjet e krimit dhe të korrupsionit.

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK Arben Kraja. Takimi mes tyre ka zgjatur për afro 25 minuta dhe është zhvilluar në ambientet e SPAK.

Ky takim vjen pas një operacioni të zhvilluar nga SPAK në bashkëpunim me policinë e Shtetit, ku u proceduan edhe disa efektivë policie, të cilët kishin lejuar kultivimin e kanabisit dhe dekonspiruar aksionet e policisë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • shefi: 23/10/2021 12:54

    ore mir qe e takon por nuk me duket e arsyshme ta beni lajm cfar takon ky robi i modh. normal qe duhet ti takoje keto kokat por presim ndonje operacion e arrestime qe te gjith ne presim qe te arrestoje policija

    Përgjigju
    • Mali: 24/10/2021 09:41

      Tani qe u takuan keta po e ben ne breke krimi me korrupsionin....

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?