Drejtorin e Sekretariatit të Energjisë, Artur Lorkowski në deklaratën e përbashkët me ministren e Energjisë Belinda Balluku, përgëzoi vendin tonë për politikat energjetike dhe progresin që kemi bërë vitet e fundit në këtë sektor.
“Jam shumë i lumtur që jam sot në Tiranë për vizitën time të parë zyrtare. Shqipëria është një vend shumë i rëndësishëm kontraktues i komunitetit ë energjisë, i cili po përgatitet për presidencën që do të marrë vitin tjetër. Shpresojmë që ky diskutim të jetë vetëm fillimi i bashkëpunimit gjatë vitit të ardhshëm. Përgëzime për progresin e dukshme, duke avancuar lidhur me energjetikën. Shqipëria gjithashtu duhet të përgëzohet pasi ka arritur 45% të konsumi finalit të energjisë nga burimet e rinovueshëm. Shqipëria është i vetmi vend i familjes së komunitetet të energjisë, i cili përdorë mbi 10% të energjisë në sektorin e transportit . Nuk është një rastësi, është pasojë e politikave solide. Sa i përket rritjes së çmimeve, duhet të gjendet një mënyrë për të lehtësuar pasojat. Siç theksuar krijimi i bursës shqiptare të energjisë do të jetë një hap i rëndësishëm dhe shpresojmë që ky do të jetë një hap historik sa i përket energjisë në vend. Diskutuam mbi situatën e krijuar dhe rritjen e çmimeve të energjisë dhe instrumentet për mbrojtjen e qytetarëve dhe bizneseve. Referuar situatës në Shqipëri dhe rajon, është me rëndësi të implementoehet, stoku i emergjencës së naftës, pasi ky nuk është vetëm një detyrim nga traktati, por edhe një garanci për qytetarët.”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Takim me drejtorin e Sekretariatit të Energjisë, ministrja: Në 3 muajt e fundit të vitit 2022, do të hapim tregun e lirë të energjisë
J.GJ.//ReportTv.al