Foto: Natalia Bayona
Drejtuesja e organizatës Botërore të Turizmit,Natalia Bayona, zgjodhi të vishej me konstumin tradicional me simbolet e xhubletës për të promovuar investimet në Shqipëri
" Xhubleta është veshje tradicionale shqiptare, gratë e veshin në fejesa, në dasmë, apo në ceremoni të rëndësishme. Po promovojmë investimet, mendova ta vesh këtë kostum tradicional e dashuroj, dhe në fund të ditës mendoj se investimet në biznese të vogla janë të rëndësishme.
Arsyet kryesore se pse ky vend është tërheqës. Është klima liberale, ke mundësi 100% të drejtë pronësie, ndihmon ligji i posaçëm për turizmin, apo ligji për investimet strategjike. Sektorët ku investohet janë nga aeroportet, portet, marinat apo infrastrukturë. Kemi një politikë novatore kur flasim për investimet e gjelbra. Përmes ligjit të investimeve strategjike, janë mbështetur investimet në këtë sektor, prandaj keni pasur edhe 10 milionë turistë. Kemi një ligj të posaçëm për inovacionin, ka më shumë se 154 start up, dhe vendi ka edhe më shumë hapësirë, për të përfituar teknologji të reja për këtë sektor për ta bërë vendin inovativ.
Shqipëria po ofron diçka thelbësore, dhe nuk ka të bëjë vetëm me investim për hir të investimit. Objektet turistike janë rritur me 23% në vitin 2022, janë rritur me 8600 dhoma turistike, kemi zona të mbrojtura, keni gastronomi të shkëlqyer, jemi frymëzuar. Është vendi që po rritet me 53% në turizëm, më shumë se gjithë Evropa.
Shqipëria është një destinacioni tërheqës për investimet në turizëm, shifrat flasin vetë, dhe performanca është shembull që japin besim. Jemi këtu për të bashkëpunuar për të gjetur oportunitetet e duhur. Le ti japim vlerë këtij sektori të rëndësishëm për ekonominë"
Lajmi kryesor:
Epokë e re për turizmin shqiptar, sfidë stafi i kualifikuar! Sekretari i OBT: Akademi në Tiranë për studentët e turizmit! Gonxhja: Paketë ndihme, emigrantët të investojnë në veri
S.G/ReportTv.al