20-vjeçari i arrestuar

Kronikë

Drogë me postë nga Spanja në Shqipëri, pranga 20-vjeçarit nga Kamza! Në kërkim porositësi i pakos

18 Shtator, 09:57| Përditesimi: 18 Shtator, 10:07

  • Share

Një tjetër rast i trafikut të drogës me postë është zbuluar nga Antidroga e Tiranës. Në pranga ka rënë një 20-vjeçar nga Kamza në momentin që ishte duke marrë pakon me drogë në një degë postare në kryeqytet.

Pakoja me 593 gramë kanabis e cila vinte nga Spanja u sekuestrua si provë materiale.

Blutë kanë shpallur në kërkim porositësin e pakos.

Operacioni u kodua “Adresa”.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të operacioneve për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe me Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, finalizoi operacionin “Adresa”.

Gjatë operacionit, u vu në pranga shtetasi E. P., 20 vjeç, banues në Kamzë, i cili u kap në flagrancë, në një degë postare në kryeqytet, gjatë marrjes së një pakoje me 593 gramë Cannabis me përqindje të lartë THC, të dyshuar të trafikuar nga Spanja.

Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni u mundësua dhe identifikimi i porositësit të pakos, shtetasit B. C., 38 vjeç, për kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?