Kosova & Rajoni

Dua Lipa nderohet për rol të shquar udhëheqës në botë! I kërkon presidentes së KE-së liberalizimin e vizave për Kosovën: I ka përmbushur të gjitha kriteret

11 Nëntor 2021, 19:38| Përditesimi: 12 Nëntor 2021, 07:50

  • Share

Artistja shqiptare, Dua Lipa në prani të presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën, ndërsa është shprehur se i ka përmbushur të gjitha kriteret.

Fjalimin e saj, Dua Lipa e nisi në gjuhën shqipe, duke i përshëndetur të pranishmit me fjalën “Mirëmbrëma”.

“Siç themi ne në Kosovë, mirëmbrëma”,- u shpreh këngëtarja shqiptare. Në fjalën e saj pasi u vlerësua me çmimin për Lidershipin e Dalluar nga Organizata “Atlantic Council” , ajo u shpreh se të rinjtë në Kosovë luftojnë për të gjetur punë dhe se mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që ua vështirësojnë edhe më shumë udhëtimin e tyre, për punë apo për arsye të tjera.

“Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose kënaqësi. I kemi përmbushur të gjitha kriteret. Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani? Kosova është edhe shteti më i ri në Evropë. Jemi vetëm 13 vite në rrugëtimin tonë të pavarësisë dhe si pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar, ne do të lulëzojmë emocionalisht. Ne do të lulëzojmë ekonomikisht dhe kulturalisht. Është në gjenet tona. A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte lëndimin e konfliktit të fundit?”, është shprehur Dua Lipa.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?