Barrikadat në veri të Kosovës

Duan të rikthehen serbët në Kosovë!

16 Dhjetor 2022, 08:54| Përditesimi: 16 Dhjetor 2022, 08:56

  • Share

Ndërkombëtarët e kanë toleruar aq shumë Serbinë sa sot  ka kurajë të rikthej në Kosovë ushtarët e saj, pikërisht ata ushtarë që me të njëjtën uniformë shuan e vranë gratë shtatzëna, dhunuan e vranë pleqtë e dhunuan e vranë civilë të pafajshëm! E imagjinoni se çfarë do të thoshte për psikozen e shqiptarëve rikthimi i kësaj uniforme?! Fajet janë të Shqipërisë që kanë kontribuar në këto vite për të rehabilituar Serbinë e cila tashmë ka kurajën të bëj kërkesën për të rikthyer forcat e saj ushtarake në Kosovë! Udhëheqësit e Kosovës janë fajtorët kryesor të kësaj situate që kanë firmosur e pranuar në vitet e kaluara çdo kontratë apo marrëveshje që ua jepnin në tavolinë!

Kjo ka bërë që normat e aplikuara mbi Kosovën të mos kenë asnjë precedent në të drejtën ndërkombëtare duke krijuar një situatë të tillë që vetëm për të drejtën nuk kanë asnjë kuptim! Atëherë, ka një logjikë në të gjithë revolucionin e situatës së Kosovës e kjo është e natyrës kronologjike që normat e status quo-s aktuale rrëzojnë të tjerat e aplikuara dhe aprovuara më parë!

Po si mund të ketë më kuptim një rezolutë e OKB për Kosovën, kur kjo e fundit ka bërë hapin më të rëndësishëm duke shpallur pavarësinë e sovranitetit të saj? Si paskan të drejtë që ushtarët e Serbisë të kthehen në Kosovë kur kjo e fundit është sovrane dhe e pavarur? Kjo është njësoj sikur trupat gjermane të rikthehen në Itali, sepse ata kanë qenë të pranishme në Luftën II, kur Italia fashiste kapitulloi? Serbët nuk kanë asnjë të drejtë e mundësi të rikthehen në Slloveni, Kroaci, Bosnje, Mal të Zi e Maqedoni, por paskan të drejtë të rikthehen pikërisht në Kosovë?! Me  sjelljet tona infantile po e rehabilitojmë Serbinë duke i dhënë atë mundësi që në rrethana normale aq nuk duhet ta imagjinonte!

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?