Roma-Milan pa fitues, turpërohet Interi, Reali i Madridit gati për 'El Clasico'

4 Shkurt 2019, 09:50| Përditesimi: 4 Shkurt 2019, 09:53

  • Share

Në barazim mbyllet dueli për zonën Champions mes Romës dhe Milanit. Në “Olimpico” skuadrat ndajnë nga një pikë pas rezultatit 1-1 me kuqezinjtë që mbyllin pjesën e parë në avantazh me golin e Piatek në minutën e 26-të. Në fillimin e fraksionit të dytë verdhekuqtë barazojnë me të riun Nicolo Zaniolo dhe më pas është një super Donnarumma që i mohon Romës fitoren. Milan mban vendin e katërt me një pikë më shumë se Roma.

Interi është katastrofë dhe vijon periudhën e zezë në vitin e ri. Bologna që nuk fitonte prej 14 ndeshjesh mposhti zikaltërit 1-0 me golin e Santander që me kokë mposht Handanovic. Interi prek fundin por Spalletti konfirmohet nga drejtuesit.

Ndërsa Real Madrid është mëse gati për “El Clasicon” e së mërkurrës në Kupë. Los Blancos fituan lehtësisht ndaj Alaves 3-0 në “Bernabeu” në ndeshjen e javës së 22-të në La Liga. Karim Benzema dhe braziliani Vinicius Junior vijojnë me formën e mirë dhe shënuan dy golat e parë të ndeshjes respektivisht në minutat 30-të dhe 80-të.

Llogaritë i mbylli Mariano Diaz i futur në pjesën e dytë. Real mban vendin e tretë por i afrohet në 2 pikë Atleticos së vendit të dytë dhe në 8 pikë Barçës kryesuese. Atletico Madrid u mposht 1-0 në “Benito Villamarin” nga Real Betis. Vendasve u mjaftoi goli i shënuar nga Sergio Canales me penallti.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?