Foto ilustruese

Horoskopi

Duhet të vendosni në zbatim projektet për të cilat keni folur shumë gjatë, zbuloni çfarë thonë yjet për ju sot

4 Shtator 2021, 07:14| Përditesimi: 4 Shtator 2021, 07:15

  • Share

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Ju pret një ditë pozitive. Në sferën profesionale mund të ketë përmirësime të ndjeshme, ndërsa gjatë darkës do të përjetoni momente të këndshme.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Duhet të vendosni në zbatim projektet për të cilat keni folur shumë gjatë. Në sferën personale do të ketë zhvillime pozitive.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Ndërmerrni iniciativa të drejta për të zgjidhur një situatë financiare. Kujdes me partnerin, tregohuni të sinqertë dhe hiqni dorë nga arroganca.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Do të ndiheni të lodhur dhe të stresuar, ndoshta për shkak të problemeve me punën. Shpëtimi juaj do të jetë dashuria.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Mund të ndiheni të mbingarkuar për shkak të ambientit që ju rrethon. Sa i takon dashurisë, dy ditët në vijim do të jenë mjaft vendimtare për konsolidimin e lidhjes.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Keni favorizimin e yjeve. Në punë parashikohen zhvillime premtuese. Sa i takon dashurisë, marrëdhënia do të jetë pozitive.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Shikojini sfidat nga një këndvështrim tjetër dhe gjeni një strategji të re. Të merreni me sporte do të ishte shumë e këshillueshme.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Eprori në punë mund t’ju shkaktojë disa probleme të shtunën. Megjithatë, lajmi i mirë është se kjo ndërprerje e programit tuaj do të jetë një ndryshim i këndshëm. Është koha që të tregoni veten.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Thellohuni më shumë kur nuk bëni dot një zgjedhje. Mendoni çdo gjë, përfshirë projektet dhe kontratat. Sa i përket lidhjeve të dashurisë, mos merrni vendime të shpejta.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Një ditë e qetë në shoqërinë e njerëzve tuaj më të dashur dhe miqve. Një mbrëmje me partnerin do t’i bënte mirë lidhjes tuaj.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Duhet të tregoheni të kujdesshëm lidhur me atë që do të bëni dhe me situata të caktuara, sepse mund të përballeni me probleme. Tregoni kujdes edhe ndaj shëndetit.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Ndiheni të pafuqishëm dhe të plogështuar. Filloni të merreni me aktivitete për t’u ndjerë sërish aktiv. Na aspektin sentimental, marrëdhënia me partnerin/en është pozitive.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?