Foto nga takimi

Shëndeti

'Duhet t'i kushtojmë rëndësi të veçantë', ushqimet e pasigurta bëjnë bashkë në Durrës vendet e Ballkanit Perëndimor

29 Nëntor 2021, 19:36| Përditesimi: 29 Nëntor 2021, 19:50

  • Share

25 pjesëmarrës nga 6 vende të rajonit Ballkanit Perëndimor u mblodhën për dy ditë me radhë në Durrës për të punuar për fuqizimin e kapaciteteve të tyre thelbësore për parandalimin, zbulimin dhe përgjigjen ndaj kërcënimeve të shëndetit publik që lidhen me ushqimin e pasigurt.

Në këtë takim i cili u zhvillua me mbështetjen e OBSH-së dhe ndihmën financiare të BE-së, ishte edhe zv.ministrja e Shëndetësisë në vendin tonë, Eugena Tomini. Kjo e fundi theksoi se në kuadrin e sistemeve të qëndrueshme ushqimore, “është shumë e rëndësishme që të forcohen kapacitetet në Ballkanin Perëndimor lidhur me epidemiologjinë, parandalimin dhe kontrollin e patogjenëve që vijnë nga ushqimi, duke u përqëndruar në komunikimin e rrezikut, rezistencën antimikrobike dhe perspektivën e qasjes ‘Një shëndet’.”

Teksa pandemia e COVID-19 duket se ka nxjerrë në pah dobësi sistemike pothuajse për të gjithë vendet tona, për Dr. Gerald Rockenschaub, Përfaqësues i OBSh-së dhe Drejtues i Zyrës në Shqipëri, është e rëndësishme që të shfrytëzojmë këto mundësi për fuqizimin e sistemeve tona për t’iu përgjigjur më mirë çdo emergjence dhe krizave të ardhshme.

"Një nga ato emergjenca të cilave duhet t'i kushtojmë vëmendje të veçantë, është siguria e ushqimit," tha ai, duke shtuar se rekomandimet e Raportit Monti për rimëkëmbjen nga pandemia e koronavirusit "theksojnë qartësisht se nisma 'Një Shëndet’ është qasja e duhur për të ecur përpara," që do të thotë se ne duhet t’i trajtojmë së bashku çështjet e shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe mjedisit, dhe në këtë mënyrë, "t’i forcojmë sistemet tona me qëllim menaxhimin më të mirë dhe parandalimin e emergjencave që mund të ndodhin në të ardhmen."-tha ai.

Dr. Abebayehu Assefa Mengistu, Koordinator i Qendrës Ballkanike të Emergjencave të Zyrës Rajonale të OBSh-së për Europën, theksoi se siguria ushqimore është një çështje ndërkufitare, dhe si e tillë, ka nevojë për përmirësimin e procedurave dhe praktikave të hetimit e përgjigjes ndaj incidenteve dhe emergjencave të sigurisë ushqimore në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Nuk ka garanci pa siguri ushqimore”, theksoi ai, duke paralajmëruar se përveç transmetimit të më shumë se 200 sëmundjeve përmes ushqimit, çështja e sigurisë ushqimore mund të ndikojë edhe në ekonominë e rajonit. Trajnime të tilla janë krijuar për të ndihmuar sektorët e shëndetit publik, sigurisë ushqimore dhe veterinare të rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë përfaqësuesit e ministrive të shëndetësisë dhe bujqësisë, për t’u njohur dhe mësuar më shumë rreth mjeteve të analizës së rrezikut, procedurave standarde të funksionimit, udhëzimeve, protokolleve dhe udhëzuesve që ndihmojnë në përgjigjen e efektshme ndaj sëmundjeve që vijnë nga ushqimi, komunikimin dhe shkëmbimin e informacione, tha Dr Mengistu.

Çdo vit, vetëm në Europë dhe Azinë Qendrore, mbi 23 milionë njerëz sëmuren nga sëmundje të shkaktuara nga ushqimi, duke rënduar më së shumti të varfërit dhe të rinjtë. Përveç kësaj, sëmundjet e shkaktuara nga ushqimi janë përgjegjëse për 5,000 vdekje të parandalueshme çdo vit. Ushqimi i pasigurt përmban baktere, viruse, parazitë ose substanca kimike të dëmshme që mund të shkaktojë më shumë se 200 sëmundje të ndryshme – duke filluar nga diarreja e deri te kanceret. Në mbarë botën, rreth 600 milionë - pothuajse 1 në 10 njerëz - sëmuren pasi hanë ushqim të kontaminuar çdo vit, duke rezultuar në 420 000 vdekje.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?