Duke pirë raki në sofër tradicionale, surprizon deputetja: Jam nuse mirditore, sot je në besën time…nga tradita te ‘tradhtia’ me LSI-në

4 Dhjetor 2021, 21:31| Përditesimi: 5 Dhjetor 2021, 12:27

  • Share

MIRDITË- Në sofër mirditore e duke pirë raki siç e do zakoni. Deputetja e koalicionit të Partisë Demokratike Elda Hoti, gjatë një intervistë në emisionin “N’kohë “me moderatorin Ermal Qori, ka suprizuar publikun me mikpritjen mirditore.

Me sofrën shtruar e gotat me Raki, Hoti ka treguar se përse ka preferuar të zhvilloj intervistën në këtë formë.

"Jo vetëm se jam përfaqësuese në kuvend si deputete por edhe pse jam nuse mirditore. Zgjodha të ftoj në vendin ku miku nderohet dhe respektohet. Këtu miku nderohet me të gjitha të mirat, dhe është në besën e mirditorit. Kështu që edhe sot ti je në besën time-tha deputetja.

Për herë të parë, deputetja Elda Hoti tregon sfidat dhe sulmet gjatë fushatës elektorale.

"Për herë të dytë mirditorët më votbesuan. Kam mar 866 vota pa krahasuar edhe sulmet që kishim brenda partisë, por edhe me partitë e tjera. Nuk ishte garë e lehtë, isha e fundit në listë”, shtoi ajo.

Ndërsa pyetjes se si është sot raporti me LSI-në pas akuzave  ku cilësohej tradhtare duke pranuar mandatin e deputetes në “opozitën e re “,Hoti shprehet se nuk ka asnjë kontratë me atë forcë politike”.

”Unë nuk e kam hedhur poshtë Ilir Metën, edhe pse u anatemuam si të shitur. Unë nuk shkova me një kontratë të përhershme që mund të qëndroja aty…në një moment të vështirë të demokracisë unë vendosa prioritet vendin tim dhe jo partinë-tha ajo.

Intervistën e plotë me deputeten Elda Hoti në emisionin “N’kohë” mund ta ndiqni në linkun bashkëngjitur.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Keci shijak: 05/12/2021 16:28

    Deputete e votume nga populli zones vet prej dy mandatesh ,bravo i qofte

    Përgjigju
  • Gjakmarkajsi: 05/12/2021 13:09

    Nga kush po e merr ne bese or tej? Ai nuk eshte ne gjak me asnje. Cfare jane keto lajthitje.

    Përgjigju
  • Niku: 05/12/2021 13:02

    Me thone te drejten ma neverit fakti qe kjo flet per bese mirditori. Mund te flasesh per bemat e tyt eti, por duke te njohur personalisht mvjen keq qe ne karriken e atij kuvendi ulen njerez injorante koke e kembe

    Përgjigju
  • Lala: 05/12/2021 09:31

    Besa mirditorit??? Un e di ndryshe .nejse gojet e liga ca sthon.ben vaki sjan te verteta llafet

    Përgjigju
  • Deda: 05/12/2021 08:51

    Ku e ke babain??? Nje kriminel!

    Përgjigju
  • Alfred Lucaj: 04/12/2021 23:37

    Respekt Zonja Hoti jam Krenar per ty qe ruan dhe mbron Traditat e bukura te Malesoreve. Qendro keshtu sic je.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?