Dumani: Ndërsa krimi po sofistikohet, prokurorëve të SPAK u mbaron mandati! Jepini mundësi të rikandidojnë! Përjashtoni emrin tim nëse ju bën punë

22 Maj, 11:39| Përditesimi: 22 Maj, 12:05

  • Share

 

Kreu i SPAK Altin Dumani i kërkoi deputetëve të Komisionit të Ligjeve ndryshimin e ligjit për ti dhënë mundësinë prokurorëve të Prokurorisë së Posacme të drejtën e rikandidimit. Madje në një moment i tha deputetëve se mund ta përjashtojnë atë, nëse u bën punë por kjo kërkesë është e nevojshme për të mbrojtur institucionin.

“Po hyjmë në një fazë të re të sofistikimit të krimit të organizuar. Jemi para botës digjitale e po shkojmë drejt inteligjencës artificiale. Krimi po sofistikohet më shpejt se ne që do të thotë që koha e hetimit do të jetë më e gjatë e ndërkohë shkurtohet koha e qëndrimit në detyrë të prokurorit. Ja pse institucioni nuk është gati të përballojë sfidën e re me rregullat ekzistuese. E përsëris është çështje e sfidave të reja që na presin. Konsiderojeni këtë cështje duke përjashtuar emrin tim nëse kjo ju bën punë, por mbrojeni institucionin",tha Dumani


Lajmi kryesor:

Kreu i SPAK raporton tek 'Ligjet'/ Akuzat e Berishës, Dumani i prerë: S’jam peng i askujt! Drejtësia s'mund të sfidohet! Zero shanse të ndikojë kush!


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?