Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta

21 Maj, 22:59| Përditesimi: 22 Maj, 10:11

  • Share

DURRËS- Një 24-vjeçar është paraqitur në spitalin e Durrësit, i plagosur me armë zjarri në këmbë. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por në njoftimin e Policisë thuhet se është plagosur me armë në afërsi të banesës së tij në Shënalash.

“Në Spitalin Rajonal Durrës, ka shkuar për  ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë me armë zjarri në afërsi të banesës, në rrethana ende të  paqarta, shtetasi E.B, 24 vjeç, banues në Shënavlash”, njofton policia.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollin e zonës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cfare visit: 21/05/2024 23:24

    Pune femrash jeni gjuajtur duket se ne 11 nates kto muhabete ju presin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?