Durrës/ 85 vjet nga pushtimi fashist i vendit tonë, përkujtohet Dita e Rezistencës

7 Prill, 14:55| Përditesimi: 7 Prill, 15:14

  • Share

Është përkujtuar në Durrës 7 Prilli, Dita e Rezistencës ndaj pushtimit fashist të vendit tonë.

Sot 85 vjet më parë, ushtria italiane pushtoi vendin tonë. Patriotët shqiptarë, të drejtuar nga Mujo Ulqinaku e pritën me pushkë pushtuesin italian, ku ra dhe Mujo Ulqinaku.

Në Monumentin e Rezistencës, që simbolizohet me figurën e Mujo Ulqinakut, u kryen homazhe në përkujtim të këtij akti.

Në ceremoni morën pjesë drejtues të pushtetit vendor si kryetarja e bashkisë Emirjana Sako, prefekti Emiljan Jani, kryetari i Këshillit të Qarkut Alfred Mullaraj, deputetë të qarkut si dhe veteranë e pinjollë të familjes Ulqinaku.

Adrian Gurra, drejtori i Kulturës në Bashkinë Durrës evokoi aktin heroik të rezistencës ndaj pushtuesit dhe ftoi pjesëmarrësit të nderonin Mujo Ulqinakun dhe shokët e tij duke vendosur kurora me lule pranë monumentit të heroit.

 

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?