Kronikë

Durrës/ Aksident në rrugën 'Mujo Ulqinaku', mjeti Renault goditet nga Fordi, nuk ka të lënduar (VIDEO)

26 Shkurt, 19:37| Përditesimi: 26 Shkurt, 19:55

  • Share

DURRËS - Një aksident automobilistik ka ndodhur në një nga rrugët kryesore të qytetit bregdetar të Durrësit.

Një automjet tip Renault teksa bënte manovra për t'u kthyer në kahun tjetër të lëvizjes është goditur nga një mjet tip Ford Fiesta.

Për pasojë është bllokuar qarkullimi në rrugën "Mujo Ulqinaku", aks që lidh rrugën e Dëshmorëve me stadiumin.

Paraprakisht nuk deklarohet për të lënduar, ndërsa pritet mbërritja e policisë rrugore për të kryer veprimet përkatëse dhe kthyer në normalitet qarkullimin në këtë aks.

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?