Një grup banorësh protestuan në lagjen nr 15 të Durrësit, duke kundërshtuar rikonstruksionin e pallatit të tyre, të dëmtuar nga tërmeti. Bashkia e ka shpallur objektin me dëmtime të shkallës DS4, ndërsa ata pretendojnë se dëmet janë më të lehta të shkallës DS3.
Në këto kushte bashkia e Durresit u detyrua të ndërhyjë me polici, por banorët rezistuan duke mos liruar apartamentet e tyre me pretendimin se nuk kanë mundësi strehimi me qira.
Njëri prej banorëve në shenje proteste, hyri në kabinën elektrike, teksa elektricistet e OSHEE-së bënë shkëputjen e energjise elektrike.
Pas rezistesës, punonjësit e bashkisë u larguan nga pallati për të ndërhyrë pasi te gjendet dakordësia me banorët.