Foto ilustruese

Durrës/ Organizonin lojëra fati, arrestohen 3 të huaj, shpallet në kërkim një grua! Sekuestrohen 93 kompjuterë dhe 8 tavolina

11 Janar 2022, 15:03| Përditesimi: 11 Janar 2022, 15:34

  • Share

Tre persona, shtetas të huaj, kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Durrës si dhe është shpallur në kërkim një grua, të akuzuar për ushtrim të lojërave të fatit.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë Muhittim Omerolu 48 vjeç, Robert Cristian 33 vjeç, dhe Sergo Solnstev 38 vjeç, të tre banues në Durrës, administratorë këta  si dhe u shpall në kërkim shtetasja Rovena Zahiri.

Rovena Zahiri është anëtare e Këshillit Mbikëqyrës në një kompani lojërash fati të vendosura në Shqipëri. Ka qenë Zahiri e  cila kishte marrë me qira ambientin tip kapanon ku zhvilloheshin lojërat e fatit. Policia bën me dije nëpërmjet një njoftimi se u sekuestruan 93 kompjuterë që shërbenin për lojërat e fatit, 4 tavolina dhe 4 ruleta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për  lojëra të palejuara”.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • hektor: 11/01/2022 16:37

    Tirana eshte e mbushur plot me ekobet etj por per cudi kerkush nuk i shikon..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?