Durrës, shiste kanabis në zonën e Nishtullës, arrestohet 30-vjeçari

17 Qershor, 09:55| Përditesimi: 17 Qershor, 10:14

  • Share

DURRËS-Një 30-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në flagrancë nga policia pasi shiste kanabis në lagjen nr.7, në zonën e Nishtullës

 Autori i identifikuar si Luvio Shtora pasi pa policët hodhi qesen e drogës e tentoi të largohej me vrap, por nuk mundi të ikte pasi u kap dhe u prangos nga forcat Shqiponja, informoi sot policia.

Gjatë kontrollit fizik, efektivët i gjetën një sasi lënde narkotike kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?