Kronikë

Durrës/ Zjarr i madh në Gjirin e Lalëzit, digjen rreth 50 hektarë sipërfaqe! 3 zjarrfikëse dhe policia në vendngjarje (VIDEO)

17 Shtator, 23:03| Përditesimi: 17 Shtator, 23:28

  • Share

DURRËS - Një zjarr i madh ka përfshirë Gjirin e Lalëzit mbrëmjen e sotme, në vendin e quajtur Fushë Bizë, ku janë djegur rreth 50 hektarë sipërfaqe në kodra.

Flakët janë ende aktive dhe vazhdojnë të përparojnë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur 3 zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarreve që përhapen për shkak të erës së fortë.

Në vendngjarje ndodhen edhe punonjës policie të cilët po monitorojnë situatën. Dyshimet paraprake janë për një zjarrvënie të qëllimshme.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?