Foto ilustruese

Kronikë

Dy aksidente në Tiranë, plagoset fëmija 5 vjeç dhe një 66-vjeçarje

16 Nëntor 2021, 18:16| Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 18:25

  • Share

Dy aksidente me pasojë plagosjen e dy personave, mes tyre një fëmijë 5 vjeç, kanë ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.

Mësohet se tek sheshi "Karl Topia", mjeti me drejtues L. D., ka përplasur këmbësoren 66-vjeçare me inicialet L.Zh., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa një tjetër aksidenti u shënua në vendin e quajtur "Tregu Elektrik", ku personi me inicialet I.C., teksa drejtonte mjetin ka përplasur një të mitur 5 vjeç.

Ky i fundit mësohet se ndodhet në spital, ndërsa gjendja raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë
Me datë 16.11.2021, rreth orës 16:50, tek sheshi "Karl Topia", mjeti me drejtues shtetasin L. D., ka aksidentuar shtetasen L. Zh, 66 vjeçe, e cila për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Me datë 16.11.2021, në orën 17:30, në vendin e quajtur "Tregu Elektrik", mjeti me drejtues shtetasin I. C., ka aksidentuar një shtetas të mitur 5 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?