Dy anët e modelit politik të 'qeflies së molotovit' dhe stadiumi si dëshmitar 'shkëlqyes'

18 Mars 2021, 19:59| Përditesimi: 25 Korrik 2022, 09:46

  • Share

Nisja në 2013 e investimeve për mjediset e rëndësishme sportive që praktikoi Edi Rama, çuditi mjaft, e nga shumë u shikua më shumë si snobizëm apo nevojë për “spektakël”.

Panelistë të ndryshëm sollën logjikën e perandorëve romakë se “turma ka nevojë për lojëra dhe për bujë” e gjëra të tilla.

Fjala ishte për investimet për ndërtimin e stadiumit “Elbasan Arena” dhe rinovimit rrënjësor të “Loro Boriçit” në Shkodër.

Por, doli se pikërisht vetëm dy stadium, nuk ishin thjesht të tilla. Sidomos në Shkodër, pasi në dy vjet aty u zhvilluan ndjeshjet e përfaqësueses së Kosovës, ndërkohë që po rikonstruktohej stadiumi i Prishtinës.

Pikërisht, ndeshjet ndërkombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës, sollën në Shkodër një “shi të furishëm eurosh”, thjesht nga ardhja e turistëve sportivë nga Kosova, gjithë vendi, por edhe rajoni.

Në “Loro Boriçi”, Qeveria investoi rreth 12 milionë euro, që e kthyen atë impiant në standardet e UEFA-s.

Ndeshja e parë e Kombëtares shqiptare me Maqedoninë e Veriut, rastisi në një furtunë e shi që ndërpreu ndeshjen.

Dhe që këtu nisën polemikat e mëdha për cilësinë e punimeve.

Ndërkaq, edhe dy ndeshjet e tjera të zhvilluara në “Loro Boriçi”sollën shi me gjyma, fundja Shkodra është “kryeqyteti shqiptar” i shiut.

Fran Nopça, studiuesi i njohur hungarez, shkroi para më shumë se 100 vitesh se lagështira do ta bënte të pamundur jetesën në Shkodër, në rast se nuk do të ekzistonte murlani që vjen nga Alpet shqiptare.

Megjithatë, edhe pse shi dhe kushte jo të përshtatshme për një qëndresë të qetë në qytetin më të madh të veriut, gjatë vetëm tre ndeshjeve, ku pati edhe kushte të vështira atmosferike,  Shkodra pati një “përmbytje” tjetër përveçse shiut: një “stuhi” lekësh dhe eurosh.

Ekspertë të njohur të ekonomisë në qytet bënë të ditur para 4 vitesh se vetëm për tre ndeshje, në Shkodër kanë hyrë afërsisht 2 milionë e gjysëm euro, çka përbën një dyndje masive.

Përfaqësuesi i shoqatës së turizmit në Shkodër, Gjon Dukgilaj deklaroi në atë kohë se “Të ardhurat janë shumë në rritje dhe publiciteti i turizmit bëhet shumë shpejt sepse njerëzit kanë kontakte, qëndrojnë më shumë se një ditë”.

Në çdo ndeshje të Kosovës, që luante në shtëpinë e saj në Shkodër, vinin më shumë se 20 mijë tifozë dhe udhëtarë nga Kosova.

Të cilët shpenzonin që nga karburanti, hoteleria e të tjera e të tjera.

Në atë kohë, kryeministri Edi Rama pati një polemikë me kreun e Bashkisë, Voltana Ademi, pasi bashkia zvarriste pastrimin e territorit përreth stadiumit, duke u ankuar se Qeveria nuk i dëmshpërblen si duhet banorët etj etj.

Rama i kërkoi FSHF-së që të administronte gjendjen e territorit përreth, por politizimi i çështjes e la te bashkia.

Edhe sot e kësaj dite, përreth stadiumit, situata është krejt ndryshe nga investimi brenda “Loro Boriçit”.

Ai standard nuk del në pah si zona e një tempulli të rëndësishëm public, siç është një stadium ndërkombëtar.

Kryebashkiakja e Shkodrës thjesht është ankuar jo s’mi jep qeveria, jo s’kemi lekë, jo s’na lë qeveria, edhe pse ka që në 2015-n që është zgjedhur në krye të qytetit.

Politizimi i tepruar, thjesht e ka dëmtuar Shkodrën, duke e kthyer në një bunker politik, ndërkohë që mund të ishte një “qytet i hapur” drejt zhvillimit, miqësisë e humorit, çka Shkodra është në të vërtetë.

Vlora, vetëm në pelegrinazhin e Ditës së Pavarësisë, kthehet në destinacion të rëndësishëm turistik, që përfiton mjaft ekonomia e komuniteti vendas.

Shkodra e ka rastin të kthehet në një destinacion i tillë si fjala vjen ditën e 29 nëntorit. Duke u kthyer në qendrën e një përkujtimi kombëtar, mund të përfitonte shumë ekonomia lokale.

Qytete të ndryshme në botë “shpikin” festa e mbledhje të tilla, thjesht për të krijuar mundësinë e një “serbratori ekonomik”.

Shkodra e ka pasur këtë mundësi, madje edhe vërtetuar, por njeriu i zgjedhur për ta menaxhuar ka zgjedhur të kthehet në “qeflie të molotovit”….

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vera: 18/03/2021 20:09

    STADIUMI I SHKODRES QE TE MOS PERMBYTET DUHET QE FUSHA TE JETE ME KURRIZ ,,QE TE BEHET KULLIMI I UJIT,,,,KESHTU KA QENE STADIUMI QEMAL STAFA NE TIRANE,,,KUR SHIKJOE NDESHJEN NE PORTATIVE,,,ISHTE E VESHTIRE TE SHIKOJE ANEN TJETER TE FUSHES SEPSE KISHTE KURRIZ FUSHA ITALIANET BENE NJE STADIUM SHUME TE MIRE....

    Përgjigju
    • Toni: 18/03/2021 20:32

      Mos e kushiri Bert Pata nga Tepelena. Trafikantin e hashashit dhe prostitucionit qe ju vra nipi ne Fier pas konfliktit me Elton Çiço.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?