Tashmë 2 avionët Canadair CL-415 të ardhur nga Greqia kanë nisur punën për shuarjen e flakëve në vatrën e zjarrit në Darëzezë.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, përmes një postimi në facebook u shpreh optimist se vatra do të izolohet shumë shpejt tërësisht.
“Presim që shumë shpejt, bashkë me punën nga terreni të 20 efektivëve të MZSH Fier, 40 forcave të FA dhe mjeteve të përfshira në këtë aksion, vatra të izolohet tërësisht!”
Lajmi kryesor:
Fier/ Masivi pyjor Pishporo-Darëzezë 7 ditë 'nën pushtetin' e flakëve, 2 avionë 'Canadair' nga Greqia në aksion për të shuar zjarret
S.G//ReportTv.al