Dy civilë të vrarë në Ukrainë nga sulmet ruse gjatë natës

20 Korrik, 12:23| Përditesimi: 20 Korrik, 12:28

  • Share

Të paktën 2 persona vdiqën dhe tre të tjerë u plagosën mbrëmë pas një sulmi nga forcat ruse me një raketë balistike në rajonin Kharkiv në Ukrainën lindore.

Lajmin e bëri të ditur në Telegram kreu i administratës ushtarake rajonale, Oleg Sinegubov raporton Rbc-Ukraine.

"Dy burra vdiqën dhe tre u plagosën. Rusët përdorën një raketë Iskander në sulmin që dëmtoi më shumë se 50 ndërtesa banimi dhe administrative, objekte bujqësore dhe automjete”, tha Sinegubov.

Forcat ruse lëshuan 4 raketa dhe 17 dronë kundër Ukrainës, 13 prej të cilëve u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e vendit. Ata lëshuan tre raketa balistike Iskander-Mnga nga rajoni i Voronezh, një raketë Iskander-K, 16 dronë kamikaze të tipit Shahed nga rajoni Kursk dhe një dron tjetër, lloji i të cilit nuk u specifikua.

Rajonet e Kharkiv, Poltava, Sumy dhe Chernihiv ishin në shënjestër.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Trump i telefonon Zelenskyt: Unë do të sjell paqe në botë! Më komplimentoi për Kongresin


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?